Vetëm gjatë një jave policia ka evidentuar 38 ndërtime pa leje.
Nga aksioni kryer në terren janë proceduar 38 persona që kanë kryer ndërtime pa leje nga të cilët, 9 janë arrestuar në flagrancë, 24 ndiqen në gjendje të lirë dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ndërsa përsa i përket masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve , policia bën me dije se gjatë javës së kaluar në të gjithë vendin janë evidentuar 4 raste nga të cilët 1 autor është arrestuar në flagrancë, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Aksioni i forcave blu është përqëndruar edhe në fushën e organizimit të lotarive të palejuara.
Policia e Shtetit gjatë javës së kaluar , ka evidentuar 9 raste.
Nga këta 6 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë , ndërsa 3 janë shpallur në kërkim, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 makineri të lojrave të fatit e aksesorë të tjerë që shërbejnë për këtë qëllim.
Strukturat e Policisë së Shtetit bëjnë me dije se aksioni do të vijojë dhe ligji do të godasë këdo që e shkel atë.
Bëjn ndërtime me lekët e bukës
Pastaj i drejtohen Gjermanise….!!