Aksidentet rrugore, ja 240 “pikat e zeza” në Shqipëri

15 Gusht 2015, 18:35Kronika TEMA

Evidentohen 240 “pika të zeza” si  përgjegjëse për 300 jetë të humbura dhe për 400 persona të gjymtuar.

Ministria e Transporteve raporton se numri mesatar i vdekjeve në vit nga 2009 në 2012 është 347, ndërkohë që nga viti 2013 e deri tani ka njëfarë rënie me 2075 aksidente rrugore mesatarisht. Numri i aksidenteve rrugore, konsiderohet shqetësues përkundrejt numrit të vogël të popullsisë.

Sipas të dhënave mbi aksidentet e ndodhura këto 5 vjetët e fundit, rezulton që në vendin tonë, numri mesatar i aksidenteve fatale për 10.000 mjete, është 10 –12, përkundrejt 5,5 që e kanë vendet e Europës Qendrore e Lindore, pra rreth 2 herë më i lartë, raporton A1 Report.

Në kryeqytet, ku vërehet edhe dendësia më e madhe e pikave të zeza regjistrohen mesatarisht 649 aksidente, 44 prej të cilëve me pasoja fatale për jetën.  Bilanc po kaq të rëndë paraqet edhe Elbasani, Shkodra dhe Durrësi.

 

1 komente në “Aksidentet rrugore, ja 240 “pikat e zeza” në Shqipëri”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje