Policia ka arrestuar në Rinas Besnik Coken, të shumëkërkuarin i cili në vitin 1997 ka vrarë nje efektiv policie.
Besnik Coka, 45 vjeç, nga Kukësi dhe banues në Tiranë dispononte dokumenta te rregullta angleze me emrin kosovar Besnik Morina, i datelindjes 10.07.1975 dhe po udhetonte ne drejtim te Anglise me pasaportë kosovare ne momentin e kapjes ne aeroportin e Rinasit.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, se ky shtetas do udhëtonte për jashtë shtetit, organizuan operacionin në bashkëpunim me Policinë Kufitare Rinas ku në momentin e përpunimit të dokumentacionit në Rinas për të dalë jashtë shtetit ky shtetas është prangosur nga efektivët e policisë.
Coka ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Diber më 26 janar 2011 e ka denuar me 25 vjet burg per vepren penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje te armeve luftarake” te kryera ne bashkepunim.
Ky shtetas me date 25.08.1997 ne bashkepunim me shtetasit B. L, Z.L. etj kane vrare me arme zjarri punonjesin e policise Miftar Krrashi, ngjarje kjo e ndodhur ne fshatin Arras komuna Arras rrethi Diber.
Materialet proceduriale ne ngarkim te ketij shtetasi do ti kalojne Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Diber.
Bravo e madhe Policisë së Shtetit. Tani e mbetet të shikojmë e dëgjojmë se se çdo të bëjnë Gjin Gjonët e Salës dhe Nishanit me(pa) mustaqe.