Francë, arrestohen 4 shqiptarë, po kalonin emigrantë ilegalë në Angli

14 Gusht 2015, 08:57Kronika TEMA

Pesë persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me një grup trafikantësh shqiptar, janë arrestuar në veri të Francës.

Lajmi është konfirmuar nga zyra e prokurorit të qytetit Boulogne-sur-Mer.

Agjencia AFP shkruan se në mesin e të arrestuarve janë katër shqiptarë, ndërsa personi i pesta është një grua që jeton në Francë, por nuk është specifikuar shtetësia e saj.

Ata u arrestuan të martën pasi dyshohen se po kalonin ilegalisht emigrantë nëpërmjet kanalit të La Manshit, duke i fshehur ata nëpër kamionë të cilët transportoheshin me anije.

Disa burime policore kanë thënë se ky grup po bashkëpunonte me disa drejtues kamionësh.

Rreth 3000 emigrantë dhe refugjatë kanë ngritur kampin e tyre në një fshat në portin verior të Calais, duke shpresuar për një mundësi për të kaluar në Britani. Po ashtu Franca ka forcuar praninë e saj policore në Calais.

1 komente në “Francë, arrestohen 4 shqiptarë, po kalonin emigrantë ilegalë në Angli”

  1. Tema says:

    Charlie hebdo të qetsohet me ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje