Evazioni/ Përfituan 1.5 milionë dollarë, arrestohen dy persona

13 Gusht 2015, 11:26Kronika TEMA

Policia e Korcës arrestoi dy persona të dyshuar se përmes evazionit fiskal përfituan 1.5 milionë dollarë.

Policia zbatoi urdhër-arrestin e lëshuar nga Gjykata e Korcës, pasi Prokuroria kishte depozituar kërkesën mbi një skemë mashtruese financiare.

Policia arrestoi shtetasit Foto Kapurani dhe Dhimitri Metellari, ndërkohë po punohet për evidentimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë skemë.

Nga hetimi i Prokurorisë së Korçës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Qendror dhe Drejtorinë e Policisë Korçë, ka rezultuar se Foto Kapurani, administrator i disa kompanive të betonit, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka krijuar disa subjekte tregtare në QKR për të kryer shitje fiktive tek njëri-tjetri. Në analizë të veprimeve hetimore, në periudhën 2011-2014, kompanitë “KAPURANI VJARA”,  “KAPURANI TRANS”, “BEÇI COMPANY” dhe “FOUR BETON”, nëpërmjet veprimeve fiktive, i janë shmangur detyrimeve tatimore në vlerë totale mbi 170 milionë lekë të reja (rreth 1.5 milionë dollarë).

4 komente në “Evazioni/ Përfituan 1.5 milionë dollarë, arrestohen dy persona”

  1. Interesanti says:

    Mos eshte i LSI-se ky Kapurani, mo? Atje ku ka vjedhje me siguri qe eshte Like Floriri me te tijte.

  2. shq guximtar says:

    Dhe ky Kapuraqi i arrestuar me siguri eshte kusheri i Kapuraqit deputet te LSI… ha ha ha dhjeresira me dy klase shkolle duan te behen milionere brenda nje viti… kete mundesi jua ofron vetem atdheu jone i dhjere @@@

  3. salem says:

    Mire qe i arrestoni,po ku do t’i coni?
    Vjedhja u be sport ketu,arrestimi eshte njelloj si “nxjera para mases”
    E c’ju be Bitrajt qe vodhi 4 here me shume?asgje.
    Me ato qe vodhi do rregulloje burgun,do e shkurtoje”per sjellje te mira”ne mos e nxjerin fare “per mungese vendesh neper burgje”.
    Qaj moj Shqiperi uler moj e gjore !

  4. Tema says:

    Do punsojm robot në punë të tilla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje