Vdes nga reaksioni 56-vjeçari nga Fieri, shkoi te dentisti për të mjekuar dhëmbin

12 Gusht 2015, 12:44Kronika TEMA

Një 56-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka mjekuar dhëmbët te dentisti. Më pas ka shkuar në një farmaci dhe ka marrë barna kundër infeksionit, të cilat i shkaktuan reaksion.

Tafil Bidai ka shkuar sërish në farmaci dhe ka marrë të tjera ilaçe dhe në momentin që i ka konsumuar, ka ndërruar jetë, raporton Dita.

Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë në qytetin e Fierit, ndërsa pas ceremonisë mortore, familjarët e tij kanë depozituar kallëzim penal në Policinë e Fierit, e cila ka filluar një verifikim.

Ata kërkojnë zbardhjen e shkaqeve që çuan në vdekjen e tij, ndërsa pritet dëshmia e dentistit dhe farmacistes për mënyrën sesi i kanë dhënë ilaçet të ndjerit.

2 komente në “Vdes nga reaksioni 56-vjeçari nga Fieri, shkoi te dentisti për të mjekuar dhëmbin”

  1. Realisti says:

    Ngushellimet tona familjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje