Prokuroria e Tiranës ka bërë publike sot disa të dhëna paraprake lidhur me ngjarjen e dy ditëve më parë në “Don Bosko”, ku si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit në një ëmbëltore mbetë të plagosur disa persona.
Në datën 09.08.2015 , në oren 18:35, në vendin e quajtur rruga “Don Bosko”, në ambjentet e lokalit “Bar Kafe Ëmbëltore“ , të administruar nga ana e shtetasit Avdulla Dervishi, ka ndodhur një shperthim gazi nga e cila , kanë mbetur të demtuar dhe plagosur disa klientë , personeli sherbimi, kilente e kalimtarë të rastesishem si dhe banorë të ambjenteve përreth. Nga shperthimi i janë demtuar edhe disa ambjente banesash e biznese përrth vendit të ngjarjes duke ju shkaktuar demtime të xhamave të fasadave të dyerve, dritareve si dhe në ambjentet e brendshme të biznesit përreth lokalit “Bar Kafe Ëmbëltore“.
Nga ana e punonjesve te policise te Komisariatit te Policise nr.3-Tirane, pas marrjes dijeni për ngjarjen, në bashkepunim me forcat e Zjarrfikeses, sherbimin e urgjences spitalore, është bërë evakuimi i banoreve si dhe është dhënë ndihma mjeksore e përsonave të demtuar dhe të plagosur nga shperthimi i këtij lokali.
Nga ana e policise gjyqesore në bashkepunim me ekspertet kriminalist, ekspertet xheniere dhe ai P.M.N.Z.SH, është bërë kqyerja e vendit të ngjarjes, në të cilën u konstatua se lokali embeltore “Kamela“, ishte i shkaterruar, dyert dritaret e saj ishin të hequra dhe të thyera, materiale të pastiçerisë, paisje të saj ishin të shperndara dhe të hedhura në menyrë të çrregullt në ambjentin e loklait dhe jashtë saj, janë konstatuar 6(gjashtë) bombla gazi të pa shperthyera të përmasave të ndryshme, ngjitur me murin e këtij lokali shihen dy soba gazi gatimi, pranë tyre shihen tuba impjati të shperndarje së gazit , muret janë të veshura me blozë. Në distancen 2 m nga ana veriore u fiksua vatra e shperthimit, pasi shihen mbetje djegie. Gjithashtu në disa biznese dha banesa, si dhe disa ambjente të tjera banimi ku ndodhi shperthimi, shihet shkaterrimi i dyerve , dritareve.
Nga deklarimet e deritanishme të personave të ndryshëm, të cilët kanë qenë në lokal në momentin e shpërthimit, rreth orën 17.30 të dt. 09.08.2015, rezulton se shtetasi Avdulla Dervishi ka thirrur me zë të lartë që të ulin automatet pasi po çlirohej gaz.
Një nga punonjësit e lokalit ka tentuar të hapur me dorë rubinetin e bomboles, por meqënëse nuk ka mundur që ta hapë, i ka kërkuar ndihmë pronarit Avdullait që ta hapë atë. Pasi Avdullai ka shkuar dhe është munduar që ta hapë bombolën e gazit, është ndjerë rrjedhje gazi. Pas pak momentesh, Avdullai ka thirrur që të uleshin automatet e rrjetit elektrik. Në këtë moment ka ndodhur edhe shpërthimi.
Eshte kerkuar kryerja e ekspertimeve mjeko – ligjore per personat e demtuar, si dhe është bërë vendim për kryerjen e ekspertimit teknik të zjarrit dhe ai biologjik.
Fatkeqesi. Uroj sherim te shpejt te demtuareve dhe nje solidaritet per ti ndihmuar ata me te gjitha menyrat dhe format. flm
Agjentat sigurojn qetësin në qdo shtet (në disa raste dhe zhurmën)