Sherr me gardistët pasi parakon para derës së Pallatit të Brigadave

10 Gusht 2015, 19:32Kronika TEMA

Një person ka përfunduar në prangat e policisë, pasi është zënë me efektivët e Gardës së Republikës.

Kjo, duke qenë se ai ka vendosur të parkojë makinën e vetë para derës së së Pallatit të Brigadave.

Më datë 09.08.2015, shtetasi i identifikuar me inicialet A.Sh, banues në Sauk, rreth orës 12.30, në rrugën e “Elbasanit, ka ndaluar mjetin e tij me targa, në derën kryesore të hyrjes së Pallatit të Brigadave.

Por kur e kanë konstatuar punonjësit e Gardës së Republikës, i kanë kërkuar që të lëvizë automjetin prej andej.

Ky nuk ka pranuar duke mos iu bindur urdhrave të punonjësve të sigurisë së Gardës së Republikës, çka është shoqëruar edhe me debat mes palëve.

Më pas aty kanë mbërritur punonjësit e Rendit dhe e kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë.

Ndaj tij ka nisur procedimi penal në bazë të Nenit 242 të Kodit Penal (Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik)”, thuhet në deklaratën e policisë.

4 komente në “Sherr me gardistët pasi parakon para derës së Pallatit të Brigadave”

  1. stela says:

    Le te boj nja 6 muaj a nje vit burg, ene masi te dali prij burgut, mos i bindet persit rendit po desh….

  2. XYZ says:

    shqiptaret, nese nuk jane te nxitur nga krye-i-cmenduri berisha, kane rrjedhur te gjithe, si duket vapa ben te veten!

  3. XhungëlHesapi says:

    Qeflinj llafesh si shoferi si gardistat. Nqse aty ka tabele që e pengon parkimin, merret në telefon karrotreci dhe policia rrugore dhe zhduket makina nga vendi për 5 minuta. Ka vdek koha me “o lale luje i çik makinën prej venit”.

  4. Tema says:

    Gardisti duhet t’ja kish hedhur trut në erë tokmakut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje