Dyshimet: Dy motrat e zhdukura mund të shfrytëzohen në klube nate

9 Gusht 2015, 11:33Kronika TEMA

Pas një sërë hetimesh, Policia e Durrësit ka dalë në konkluzionin se letra e gjetur në banesën e familjes Kajtazi, është shkruar nga 18 vjeçarja Orialda Kajtazi e cila prej më shumë se një muaji rezulton e zhdukur së bashku me motrën e saj 14 vjeçare.

Blutë kanë dalë në këtë përfundim, pasi krahasuan një ese të shkruar nga 18 vjeçarja gjatë kohës që vijonte gjimnazin “Leonik Tomeo” dhe shkrimet kanë qenë identike, raporton Ora News.

Në lidhje me largimin, blutë dyshojnë se vajzat mund të kenë hatërmbetje me prindërit, çka sqaron dhe letrën e formuluar në formë hakmarrje ku shkruhej “Hakun e morëm, shtëpinë ta dogjëm, vajzat nuk ke për ti parë më me sy”.

Dy motrat Kajtazi, një prej të cilave minorene, dyshohet se po shfrytëzohen në lokalet e natës në qytetin e Durrësit. Sipas hetimeve të policisë mendohet se shoqërohen nga një 50 vjeçare e cila siguron femra të kërcëjnë nëpër klube nate në qytetin bregdetar.

Për herë të fundit janë parë në afërsi të stacionit të trenit në Durrës, por pas bërjes bujë të lajmit në media, nuk u panë më në qarkullim.

Zbardhja e tabulateve është një tjetër provë që përforcon idenë, pasi kanë komunikur për disa minuta me një femër. Dy motrat u larguan mbremjën e 15 korrikut, Ata u shpallën në kërkim duke u akuzuar se kishin helmuar prindërit, i kishin vënë flakën shtëpisë, dhe grabitur kursimet e familjes.

5 komente në “Dyshimet: Dy motrat e zhdukura mund të shfrytëzohen në klube nate”

  1. vezhgusi says:

    Kjo kulture ka 23 vjet qe eshte mbjelle me shume kujdes nga malokeria,prinerit duhet te bejne shume kujdes nga ky infeksion me rrenjet tek injoranca dhe pa dituria,duke siguruare te mirat mayterjale vetem me p….dh dhe duke mos i bere drite syri per asgje pale me per prinder dhe familje.
    Kujdese shqiptare nga ky fenomen shume i perhapur qe nuk po njeh kufi,prishja e shkollave dhe qindra dhe mijra analfabete ketu e kane synimin,prandaj themi kujdese,shkolle dhe vetem shkolle per te rinjte.

    1. / says:

      PERFEKT vezhgusi,
      eshte nji virus i prur e shperndar ne qytetet shqiptare
      nga vandalet e shpellarit ne ishpushtet

      dhe nuk jane te rastesishme ,si fenomene por
      te kalkuluaramir ,prodhuar diku ne laboratore ,
      si nji virus vetvrasesh per shoqerine shqiptare.
      Por ne ate vend ,mjerisht ska kuh ti shohe e luftoj kte mortaje
      qe ka rene ne shoqerine shqiptare ,
      ashtu siedhe ti qart e thekson – per 23-vjet me radhe .
      A ka zgjuar ndonji shqetesim ne ate shoqeri shqiptare kjo dhe eshte
      diskutuar – debatuar ne TV-it shqiptare si nji fenomen Rrezik NATION ?
      Noooooooooooooo …kujt i rruhet ne ate vend IDIOTESH E MANJAK TE INJORANCES !!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. Spartaku says:

    Po te je keshtu, qe per qejfet e tyre te papermbajtura,mohojn ose kerkojne te zhdukin prinderit,djegia e shtepise,marrja e parave dhe zhdukja nga shtepia,te kapen dhe te denohen rende nga ligjet ne fuqi.Nqs ato,dikush i mashtron e i detyron me dhune te punojne me dike tjeter,te kapet tutori e te futet ne burg.

  3. X says:

    ..ah interklub ja ai atje aber damen nicht hahahh

  4. Tema says:

    Po shqetsohemi si për malaisia airlines.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje