Shoferi i autobusit të Sarandës që lëvizte me eksploziv e drogë, arrestohet nga policia

8 Gusht 2015, 12:45Kronika TEMA

Policia e Sarandës ka mundur të arrestojë sot 54-vjeçarin Halit Hasani, drejtuesi i autobusit që u kap dje me lëndë eksplozive e drogë.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye ne flagrancë pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Kanali i Çukës” Sarandë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tij Autobus linje “Sarandë-Ninat”, me targë AA676CN, në pronësi të këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:-695 GR lëndë narkotike, të llojit “Canabis-sattiva”, 3 kg e 765 gr lëndë plasëse të llojit “Nitrat”, 3 kapsolla me fitil zjarr-përciellës, 9 kapsolla detonatore të mbështjella dhe të futura në një qeskë.

Materialet iu dërguan Organit të Prokurorisë së Rrethit Sarandë për veprime të mëtejshme.

1 komente në “Shoferi i autobusit të Sarandës që lëvizte me eksploziv e drogë, arrestohet nga policia”

  1. Tema says:

    Ka menduar që ka imunitet diplomatik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje