Rrihte gruan dhe djalin 21-vjeçar, arrestohet kryefamiljari në Elbasan

8 Gusht 2015, 11:32Kronika TEMA

Agjentë të policisë së Elbasanit kanë arrestuar në orët e para të së shtunës shtetasin Albert Muso, pas sinjalizimeve se ai ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe të birit 21-vjeçar.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, 53-vjeçari Muso ka dhunuar në mënyrë sistematike familjarët e tij, duke detyruar nënë e bir të kërkonin ndërhyrjen e policisë.

Pas telefonatës së marrë, uniformat blu kanë shkuar në banesën e 53-vjeçarit për ta arrestuar, por ai i ka kundërshtuar me dhunë agjentët.

Kjo ka bërë që situata ndaj tij të rëndohet, pasi krahas akuzës për “dhunë në familje” është ngritur edhe ajo e “kundërshtimit të punonjësve të policisë”.

2 komente në “Rrihte gruan dhe djalin 21-vjeçar, arrestohet kryefamiljari në Elbasan”

  1. sit back and jerk off says:

    Po djali ku eshte se spo e shohim?

  2. Tema says:

    Rrahja të denoncohet që në shuplakën e parë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje