Ekstradohet nga Tirana drejt Italisë shtetasi Gentjan Isufaj, 27 vjeç, banues ne Koplik, Malësi e Madhe.
Burime nga Policia e Shtetit bënë të ditur se ky shtetas, më datë 15.04.2015 është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Milano-s/Itali, ka lëshuar urdhër arrestin Nr. 31651/2011 RGNR-N.8888/2011 RGGIP, datë 01.07.2014, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikve“, parashikuar nga Nenet 73, 74 e 309/90 etj., të Kodit Penal Italian.
Arrestimi i tij, u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Sipas policisë, në qytetin Arcinate/Itali, shtetasi Gentjan Isufaj, ne bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, i kanë shitur një sasi prej 270 gram lëndë narkotike e llojit Kokainë, një shtetasi shqiptar. Si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana, me strukturat e tjera tëPolicisë së Shtetit, u bë i mundur arrestimi i tij në vendin tonë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Italia po humb gjakftohtesin me të huajt