Ekstradohet nga Milano 31 vjeçari i dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh

7 Gusht 2015, 11:09Kronika TEMA

Nga  Zyra  Qëndrore   Interpol  Tirana  u  krye  ekstradimi  nga Milano/Itali, drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Hektor Lipe, 31 vjeç, banues në Korçë.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me Vendimin nr. 41-2013-105 (14) ,datë 11.01.2013, e ka dënuar me 4 vjet 8 muaj burg, për kryerjen eveprës penale të “Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve”, parashikuarnga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.

Si  rezultat i  bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën nëItali,  u bë i mundur arrestimi, me  qëllim ekstradimi drejt vendit tonë ishtetasit Hektor Lipe.

1 komente në “Ekstradohet nga Milano 31 vjeçari i dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh”

  1. Tema says:

    Shkëmbime të panevojshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje