Prokuroria çon në Gjykatë dosjen për gjyqtarin Rasim Doda

7 Gusht 2015, 17:56Kronika TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi për gjykim dosjen në ngarkim të Rasim Dodës, gjyqtarin e Sarandës të akuzuar për korrupsion pasiv.

Doda u arrestua në fillim të muajit qershor me masën e arrestit me burg, por Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë në arrest shtëpie.

Në përfundim të hetimit, i akuzuari nuk pranoi të firmoste akuzën edhe pse u provua se kishte kërkuar rreth 80 milionë lekë në këmbim të një vendimi.

Sipas hetimeve, shumën e parave Doda i kërkoi për të favorizuar një palë në një cështje civile. Për ta bërë më të besueshëm faktin se vendimi do të ishte në favor të kësaj pale, gjyqtari, një ditë para seancës përfundimtare, i vuri në dispozicion dispozitivin e vendimit, i cili do të ishte në favor të tij.

Ditën e vendimit, gjyqtari Rasim Doda shpalli vendimin, duke i dhënë të drejtë palës tjetër, pra jo personit të kontaktuar prej tij. Për të provuar pretendimet e kallëzuesit, Prokuroria urdhëroi kontrollin e kompjuterit të gjyqtarit. Pas rikuperimit të dokumentit, u vërtetua se pjesa e fundit e materialit ishte identike si ajo që kishte paraqitur kallëzuesi.

Më herët në vitin 2009, gjyqtari u procedua penalisht nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama për shkelje gjatë kryerjes së detyrës. Ndërsa në vitin 2010, Doda është akuzuar për veprën penale të fyerjes. Ndaj tij por dhe bashkëshortes, gjithashtu gjyqtare, ka një hetim për fshehje të pasurisë.

Për të njëjtat akuza në sistemin e drejtësisë janë arrestuar dhe 3 gjyqtarë të tjerë.

 

4 komente në “Prokuroria çon në Gjykatë dosjen për gjyqtarin Rasim Doda”

  1. Tema says:

    Ësht nxituar prokuroria.,shpresojm që gjykata të qetsoj lojën

    1. Faik Konica says:

      Sa ujqer ka drejtesia jam i sigurte se Rasim Doda renditet ne fundin e listes si nga me te varferit. Ndaj do ishte mire qe keto komedi mos ti i bejne prr te mbuluar balenat e korrupsionit dhe jo me ndonje fakir si ky gjyqtari e shume te tjere.

  2. populli says:

    imoral dhe i degjeneruar

    1. bregdetari says:

      gjykata e sarandes ka patur delfine te tjere,te cilet so jane ngritur ne pergjegjesi ne gjykaten e apelit Vlore etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje