21 pako kanabis janë gjetur në një makinë tipit Fiat Punto, ndërsa drejtuesi i mjetit ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira.
Operacioni nisi rreth orës 00:30 të 9 gushtit, në afërsi të lumit Pavllo me drejtim urën e lumit në afërsi të kufirit në sektorin e piramides 75.
“Pakot ishin të mbështjella me letër natriban. Sasia e drogës ishte 19 kg dhe kishte destinacion Greqinë.
Drejtuesi i mjetit duke përfituar nga errësira ka braktisur mjetin dhe është larguar”, informon policia e Sarandës duke shtuar se po punohet për kapjen e autorit.
Ndërkohë dje janë zbuluar 4 parcela të mbjella me kanabis. Janë djegur 178 rrënjë kanabis, lartësia e bimës shkonte deri në 2.2 m.
Parcelat u gjetën në rrethinat e fshatit Caush, Bashkia Finiq, përgjatë argjinaturës së lumit. Parcelat ishin te rrethuara nga uji dhe të maskuara nga pemë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
undefined
Ore polic shkerdhata lerini te lire te gjithe ata qe transportojn droge arme ne Greqi mos u beni pengese sa me shume droge dhe arme ne Greqi kjo eshte ne te miren e shqiptareve prandaj mjaft ju bq me kontrolle
S’ka lek greqia ndaj ësht bllokuar kanabisi