Policia dyshon se dy motrat Kajtazi punojnë në lokalet e natës në Durrës

8 Gusht 2015, 16:03Kronika TEMA

Dy motrat e larguara nga banesa prej 25 ditësh, dyshohet se po shfrytëzohen në lokalet e natës në qytetin bregdetar.

Burime të policise bëjnë me dije se vajzat ndodhen në Durrës dhe shoqërohen me një grua rreth të 50-tave, e cila siguron femra të kërcejnë nëpër lokalet e natës, raporton ABC News.

Për herë të fundit, Orialda dhe Klevisa janë parë në afërsi të stacionit të trenit në Durrës, nën shoqërine e gruas, por që pas publikimit të lajmit për zhdukjen e tyre, ato nuk janë parë më në qarkullim. Edhe familjarët dyshojnë se vajzat janë manipuluar nga ndonjë person tjetër dhe mendojnë se po shfrytëzohen për prostitucion.

Zbardhja e tabulateve telefonike përforcon edhe më tepër këtë fakt, pasi për herë të fundit gjatë kohës që dy motrat janë larguar nga shtëpia, kanë folur në telefon rreth katër minuta me një femër. Policia e Durrësit ka marrë informacione se vajzat ndodhen në qytet dhe po ushtrojnë kontrolle në baret dhe lokalet e natës, si dhe nëpër hotele të qytetit bregdetar.

Mësohet se vajzat u hidhnin vazhdimisht prindërve një medicament që quhej “loram” dhe I vinin në gjumë dhë më pas frekuentoheshin më njerëz të panjohur gjatë natës. Por megjithatë, kur kanë kaluar 25 ditë nga largimi i dy të miturave, Klevisës 14 vjeçe dhe Orialdës, e cila nuk i ka mbushur ende 18, policia nuk e ka lokalizuar akoma vendodhjen e dy motrave.

Motrat Kajtazi më 15 korrik helmuan prindërit e tyre për herë të fundit dhe dyshohet se i kanë vënë flakën shtëpisë dhe më pas kanë grbitur një shumë prej 5 milion lekë të vjetra kursime të familjes.

2 komente në “Policia dyshon se dy motrat Kajtazi punojnë në lokalet e natës në Durrës”

  1. niazi,.'.. says:

    Nuk e di po Shinaziu a si ja shqiptojne emrin dhe gjith politikanet e tjere…te djathte apo te majte keto kronika te shikojne dhe te analizojne …dhe pastaj te flasin per trimerite e atyre viteve…po ku kish pare dhe degjuar Shqiperia ngjarje te tilla…as neper filma nuk mund ti imagjinosh sa hap shtypin vetem horore dhekrime nga me te sofistikuara do te shikosh…kjo ishte ajo demokraci qe paskan luftuar spiunet e vendit dhe tani rafin gjoksin per te mare flamuret…blu dhe viollce dhe spiunet therasin ne parlament…per dekriminalizimin….Po ju mor pushta kini kriminalizuar nje brez te tere mor te paudhe…mor te mallkuar…per kete lloj kriminalizimi pse nuk flet Paloqja dhe Ristani apo ai Strazimiri apo muti…Per kete gjeme kush do te mbaje pergjegjsi….ju shkatruat nje vend e nje shoqeri te tere…ju luftuat per tu pasuruar per vete dhe per brezat tuaja…qe do te lini pas…mo jashteqitje te kombit…zoti marte hak dhe gjith cfare i kini bere keij populli dhe vendi i lafshin femijet tuaj…Ishallah…

  2. Tema says:

    Duhet koh me qënë të sigurt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje