Sipërmarrësja italiane: Duan të djegin biznesin tim në Vlorë. S’ndodhi as në ’97

8 Gusht 2015, 17:07Kronika TEMA

Një sipërmarrëse italiane, e cila prej 24 vitesh ka hapur biznesin e saj në Vlorë ndihet e kërcënuar dhe kërkon ndihmë nga autoritetet shqiptare.

Pasi ka bërë denoncimet përmes rrugës zyrtare në institucionet përkatëse  Marta Cardillo, pronarja e fabrikës së këpucëve “Tomaificio Maro” vendos të denoncojë kërcënimet në media.

Në harkun kohor të 10 ditëve, biznesi është tentuar të digjet 4 herë, (3 zjarrvënie dhe një e katërt e mbetur në tentativë)

Rasti më i fundit ishte para 3- ditësh, kur kanë gjetur në ambientet e brendshme të fabrikës 3 bidona me benzinë të lidhura me njëra tjetër dhe pranë saj një qese me bombula gazi.

Kercenimi- Pronarja e fabrikës së këpucës e vendosur përgjatë rrugës Tranballkanike, Marta Cardillo ndihet e kërcënuar.

“Dua ta denoncoj publikisht pasi kërkoj ndihmë. Deri tani nuk dimë ende se kush do të më bëjë keq. Ka ndodhur që në 10 ditë ka pasur 4 tentativa. Hera e fundit është shumë e rëndë. Kanë vendosur bombola gazi dhe shishe me benzinë me qëllim që të digjej e gjithë fabrika. Falë policisë private arritëm të parandalojmë gjithçka”.

Cardillo: “S’mund të pres të më djegin”- Cardillo thotë se prej 20 vitesh ndodhet në Shqipëri dhe këto kërcënime nuk i ka pasur as në vitin 1997 madje në atë kohë ka qenë e vetmja fabrikë që ka punuar. Ka vënë në djeni dhe ministrin Tahiri i cili nga ana e tij ka angazhuar drejtorin e policisë së Vlorës.

“Kam folur me ministrin Tahiri dhe ai më tha se do të telefonojë drejtori i policisë së Vlorës. Kam bërë denoncimin por deri tani nuk kam asnjë informacion nëse e kanë arrestuar. Tentativa e parë ka qenë një vit më parë. Më pas më vodhën shtëpinë gjatë kohës që unë isha brenda. Nuk mund të pres më të më djegin dhe të më dëmtojnë mua dhe 600 punëtorët që kam unë. Më duhet të reagoj. I kam shkruar të gjithë ministrave por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Më pas vendosa të bëj denoncimin para medias. Të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Çfarë kërkon nga shteti? Cardillo përgjigjet:Dua vetëm të më ndihmojnë të rri e qetë. Unë bashkëpunëtorët e mi, italianë dhe shqiptarë duam të jemi të qetë. Unë nuk kam ardhur këtu sot, kam 24 vjet këtu. I kam shkruar dhe konsullatës italiane”

Frika sa vjene  shtohet -dSipas Drejtorit Të kompanisë “Tomaificio Maro”, Antonio Parente ,tentativat e djegies kanë qënë të dështuara sepse gati në të gjitha rastet është arritur që të shuhet zjarri ndërkohë që sa po vijnë e po bëhen agresiv.

Parente: “Tentativa e parë fare ka qenë një vit e gjysëm më parë, i pamë autorët, por nuk mund ti kapnim, fillimisht na thanë që ishte një shkëndijë elektrike. në tentativën e dytë kuptuam tentativën e qëllimshme për ti vënë zjarrin fabrikës. Në tentativën e katërt gjetëm 30 kg benzinë, dhe një bombë gazi, sipas meje nëse do ia dilnin, do të na shkatërronin cdo gjë në fabrikë, dëmi do ishte i madh. policia po punon, por sot nuk dimë ende asgjë.  Nuk kemi pasur kërcënime, por gjithçka që na është dukur e çuditshme e kemi rrëfyer në polici. Tashmë kam 24 vjet këtu, ndihem shqiptar, se kam një jetë këtu.

Largimi nga Shqipëria – Cardillo thotë se nëse nuk merren masa do largohet nga Shqipëria “Unë do iki dhe do denoncoj në mediat italiane do u them: Mos ikni në Shqipëri, nuk është ajo e mëparshmja. Kemi qenë dhe në 1997 kur ka qenë luftë dhe askush s’na ka prekur. Nuk është e drejtë. Vetëm në Vlorë ndodh kjo. Më tregojnë se në Fier janë mirë, në Tiranë po. Të iki në Tiranë? Jo jo nëse largohem iki në Itali kaq.

Edhe mbrëmë ka qenë një tjetër tentativë. Cardillo thotë se disa persona mbrëmjen e djeshme kanë marrë me makinë qentë që ruajnë fabrikën.

Nuk e dimë çfarë po ndodh? Unë dua të iki por punonjëset e mia nuk më lënë. Jetoj prej 24 vitesh këtu.”

Në lidhje me ngjarjen ,punonjësit e fabrikës kanë bojkotuar për rreth një orë punën në shenjë proteste ku kanë apeluar vënien e autorëve përpara drejtësisë pasi sipas tyre kjo situatë po i con në humbjen e vëndeve të tyre të punës./ Ora News

5 komente në “Sipërmarrësja italiane: Duan të djegin biznesin tim në Vlorë. S’ndodhi as në ’97”

  1. Argita_B says:

    Keta jane ca kokrra mashtrusesh qe bejne shantazh shtetit apo organeeve shteeterore!! Nese nuk merren masa thote do denoncoj ne mediat italiane qe italianet te mos vijne ne Shqiperi!!
    Me pas thote se ne Fier nuk ka problemee, as ne Tirane…E thene ndryshe ky eshte shantazh. Drejtori thote se ka 24 vjet qe eshte ne Shqiperi dhe ndihet shqiptar, ne anen tjeter thote se do te denoncoje qe investiroret italiane te mos vijne ne Shqiperi, pra te demtoje ekonomine shqiptare!!
    Keta jane njerez qe kane krijuar vertet veende pune ne ekonomine shqiptare, po ne te njeteen kohe kane perfituar ng krahu i lire i punes, nga mungesa e te drejtave te puntoreve, nga evazioni fiskal, nga korrupsioni. Nese vertete biznesi do ti hecte si perpara thjesht do te kishin vene 2-3 roje nate dhe askush nuk afroheej dot tu vinte zjarrin.
    Te shkojne ne Italine e jugut nga kane ardhur e ti japin paarate kamorras.

  2. Fane Mirdite says:

    Po vlore zgjodhe te investosh .Ke parasysh siqiljen ,e njejta gja. Shiko verilindjen, veriun dhe kosoven per investime .

  3. zoro. vlonjati says:

    jane bandat e ilir metes. kok lopa do kryeministrin.

  4. berti says:

    Nje gje eshte qe te vijne e te vene zjarrin oj ti italiane. Eshte shume e thjeshte duhet te paguash. Mos bej kot sikur nuk e kupton . Kjo eshte ne tere boten. Ne itali do paguaje taksa shtetit e punetoret dhjetefish e ketu do paguash nonje kapo qe kontrollon zonen . Jam i sigurt qe ia vlen kjo e fundit se ndryshe nuk rrije ketu keto 24 vjet ti e miqte e tu. E mos na thoni qe te pelqen te rrish ketu se ketu nuk na ngjit neve qe kemi lindur e jo me juve. Sa per ate qe do u them italianve te tjere ashtu e keshtu mos u lodh se ua kemi thene vete ne para jush. Na njohin te gjithe ata qe kane ardhe e ata qe do vijne pas teje. Nuk u ben pershtypje se e tere bota keshtu eshte,mos me keq italia juaj nga koka e cizmes e poshte. Po si neve kur vijme andej e ju kur vini ketej na sjell interesi per veten e jo per tjeterin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje