Zv.ministrja e Brendshme Elona Gjebrea i ka drejtuar një tjetër apel qytetarëve shqiptarë për të mos udhëtuar drejt Gjermanisë me qëllim kërkimin e azilit, duke u kujtuar reformimin e ligjit për qëndrimin në Gjermani që lejon nga 1 gushti vendosjen e sanksioneve mbi hyrjen në Gjermani të azilkërkuesve nga Ballkani.
Gjebrea ka inspektuar punën në këtë stacion kufitar të Kakavijës, ku bashkëpunojnë edhe punonjës të Policisë Federale Gjermane me Policinë e Shtetit me synim luftimin e migracionit të paligjshëm.
Gjebrea në apelin e saj tha se qytetarët nuk duhet të ndërmarrin aventurën në Gjermani, pasi të gjithë do të kthehen.
Ajo ka bërë thirrje qytetarëve të mos bihen pre e premtimeve të paqena dhe e trafikantëve. Sipas saj, nuk ka asnjë mundësi azili për tu njohur në Gjermani ndërkohë që janë forcuar kontrollet, procedurat dhe intervistimi për në zonën Shengen.
”Mos bini preh e premtimeve të paqena dhe mos bini preh e trafikantëve. Policia e Shtetit është vigjilente në këtë drejtim dhe fton qytetarët shqiptarë të respektojë rregullat e lëvizjes së lirë në hapësirën Shengen duke patur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm”, tha zv.ministrja e Brendshme.
Vizita e Gjebreas erdhi vetëm pak ditë nga vizita e Ambasadorit gjerman Helmut Hoffman në Kakavijë ku u theksua se nuk do të ketë azil për arsye ekonomike
Zv ministrja Gjebrea ka pohuar se edhe ndaj Angjesive Turistike është shtuar kontrolli, dhe 4 të tilla po përballen me ligjin. Ndersa për ata persona që mund të pretendojnë se padrejtesisht ju është privuar levizja e mire në hapësirën Shengen , Gjebrea ka kerkuar plotësimin e një formulari.Por deri tani sipas saj nuk ka ankimime.
Që prej datës 16 korrik 2015 janë vendosur në Kakavijë dhe Kapshticë 12 punonjës të Policise Federale, të cilët mbështesin me konsulencë kolegët shqiptare në mënyrë të vecantë gjatë mbikqyrjes dhe kontrollit në kufi me qëllim evitimin e migracionit ilegal dhe krimit ndërkufitar
Po a rrihet ne nje vend ku nje si ti eshte zv.ministre?!
Kush pretendon qe eshte penguar ne levizjen e lire,ministria u ka dhene 1 formular???? Megjithmend deri ketu ka rene shteti shqiptar??
…deri tani nuk ka ankimime!!!!!po shikoni njehere se sa vetave u eshte mohuar hyrja ne shtetin e qelbet grek.Shqipetar qe kane mare espuls qe para 10 apo 15 vjeteve dhe u mohohet hyrja ne kete shtet,a jane edhe keta qelbanik antar te shengenit ?pse nuk zbatohet rregulli i 5 vjeteve dhe automatikisht te hiqet espulsi?pse qeveria shqipetare nuk bene asnje perpjekje per kete,por hesht,pse duhet te mos udhetohet ne vende te tjera kur shtei grek nuk zbaton rregullat shengen…..
A mund te na shpjegoj znj Gjebrea ose ndonje tjeter kete,dhe nuk jane nje apo dy por me mijra shqipetar qe po e vuajne kete nga greku,kur nga vendet e tjera edhe nje qe ka kryer ndonje krim maximumi i eshte mohuar levizja e lire per 10 vjet edhe pas kesaj eshte i lire te udhetoj kudo.
Ju lutem edhe ju te Temes mund ta investigoni keto raste.
beni edhe nji miting te sheshi si dikur xhelil gjoni i ramiz alies per me denu 2 korriksit e ambasadave.
le te mblidhemi ke sheshi me denu refugjatert e gjermanies.
# do knaqet bota
edhe enveri do cohet pri vorri se do kujtoj se u rikthy koha e tij antiperndimore
Ka nga ata që e konsiderojn azilin si shërbim ushtarak.
kjo e ka ne rregull rrogen e ka plus edhe te tjerat pervec rroges qe dihen nga te gjithe po populli shqiptar ska as buke te haje ne darke.me ca ta mbushe barkun apo me llogjet e rilindjes.kjo zonja mbase nuk e di qe populli ka uri per buke ne 2015.ska popull me te varfer se ne ne europe.