Azilkërkuesit/ Merepeza: Nuk pranohen kërkesat me karakter ekonomik. Kush kthehet vetë nuk penalizohet

10 Gusht 2015, 13:18Kronika TEMA

Drejtori i Përgjithshëm i Kufirit Genc Merepeza nga qyteti i Vlorës i ka drejtuar një thirrje qytetarëve shqiptarë që kanë udhëtuar drejt Gjermanisë për azil që të kthehen me dëshirë, pasi në këtë mënyrë shmangin penalitetet.

Merepeza tha se kërkesat për azil ekonomik nuk do të pranohen nga vendet e BE-së, duke shtuar se ata qytetarë që nuk do të kthehen me dëshirë do të përballen me sanksionet për të mos udhëtuar drejt zonës Shengen për 5 vite.

“Presim kthimin e 12 mijë azilkërkuesve nga Gjermania. Të gjithë ato shtetas që do të kthehen vullnetarisht nuk do të penalizohen, ndërsa ato që nuk kthehen vullnetarisht mund të përballen me sanksione deri në 5 vjet për të mos udhëtuar drejt zonës Shengen”, tha Merepeza.

Në lidhje me praninë e përfaqësuesve të policisë Gjermane në pikat e kalimit kufitar, Drejtori i Kufirit sqaroi se ato janë në Kapshticë dhe Kakavijë, për të parandaluar flukset e emigrantëve drejt Gjermanisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje