"Drogë çokollatë"/ Arrestohen 3 persona në Rinas, mes tyre dhe një femër

10 Gusht 2015, 11:45Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona, mes të cilëve edhe një femër, pasi u kapën në flagrancë me 5 kg kanabis në formë çokollate. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se shtetasit Vjosa Çaçi, Oldian Proko 26 vjeç, dhe Fatos Velaj 42 vjeç u arrestuan pranë aeroportit “Nënë Tereza”, teksa lëviznin me një taksi. Sipas hetimeve të para, dyshohet se këta shtetas synonin ta shisnin lëndën narkotike brenda territorit shqiptar.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bazë të informacioneve që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë e policisë së Qarkut Tiranë se shtetasit e mësipërm merreshin me shpërndaje të lëndës narkotike tip cannabis sattiva, sot me datë 09.08.2015 rreth orës 21.00 në afërsi të aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas u bë e mundur kapja e këtyre shtetasve në momentin që po lëviznin me automjetin tip Mercedes Benz taksi me targa AA140 BZ. Pas kontrollit të ushtruar në këtë automjet u gjetën 5 kg e 80 gramë lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sattiva në formë çokollatë e ndarë në pesë pako”­ thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve Oldian Proko, Fatos Velaj dhe Vjosa Çaçi do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhim shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i K. Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje