Arrestohet pronari i ëmbëltores, ku të dielën e 9 gushtit 2015 shpërthimi i një bombule gazi shkaktoi 21 të plagosur.
Policia e Tiranës pritet të japë detaje të mëtejshme në lidhje me arrestimin e Abdulla Dervishit dhe akuzat që mund të rëndojnë mbi pronarin e ëmbëltores në rrugën “Don Bosko”.
Shpërthimi i bombolës shkaktoi edhe dëme të mëdha në lokal por dhe në lokalet pranë, ndërsa të lënduar përveç pronarit dhe familjarëve të tij mbetën dhe kalimtarë të rastit.
Në spital me plagë më të rënda janë Abdulla Dervishi, bashkëshortja Paqësia dhe Kujtim Çela një kalimtar i rastit. Ky i fundit ka pësuar dëmtime më të rënda.
Një copë veshi s’ësht gjetur ende.