Pushimet e gjyqtarëve çojnë drejt lirimit Mark Frrokun?

11 Gusht 2015, 12:23Kronika TEMA

Mark Frroku mund të lirohet nga burgu.

Të paktën kështu pretendon avokati Saimir Vishaj.

Sipas tij, deputeti Frroku ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë për zëvendësimin e masës së sigurisë.

“Ikja me pushime e anëtareve të Gjykatës së Lartë çon drejt lirimit të deputetit Frroku.

Në datën 5 gusht u depozitua kërkesa në Gjykatën e Lartë për zëvendësim mase sigurimi, e cila duhet të gjykohet brenda 5 diteve.

Humbja e këtij afati bën që masa të shuhet, pasi Gjykata e Lartë është si Gjykatë e Shkallës së Parë për deputetët”, shkruan ai.

4 komente në “Pushimet e gjyqtarëve çojnë drejt lirimit Mark Frrokun?”

  1. Argita_B says:

    Metoda qe konsiston ne lirimin e te pandehurit apo akuzuarit per shkelje proçedure apo kalim afati te proçedures eshte nje nga metodat me te vjetra qe egziston ne drejtesi, jo ne Shqiperi po ne mbare boten.
    Ne Shqipri ku korrupsioni eshte galopant ne drejtesi, menyra me e thjeshte dhe qe nuk implikon perpara drejtesise gjykatesit apo prokuroret eshte lenia e nje “hapesire” ligjore ne dosje ku avokati mbrojtes mund te kerkoj gjykimin e formes per ti shpetuar gjykimit te dosjes ne thelb.
    Pra dhe kur zoterohen provat nga pala akuzuese, nese dosja e ngritur ka probleme me formen, hidhet poshte pa u gjykuar thelbi.
    E njeta gje ka ndodhur me shume dosje, Mediu, Basha… ku dosjet u pushuan per kalim afati dhe nuk u gjykuan kurre ne thelb.
    Ne kete menyre prokurori, gjykatesi nuk kane beere shkelje te renda po thjesht “gabime” ne proçedure, marin parate dhe nuk ka asnje fajtor, pra te gjithe dalin te palagur dhe sistemi vazhon te funksionoje.d

  2. Tema says:

    Të huajt po e teprojn në nuhatjen e politikës sonë.

  3. Shqiptar says:

    E njejta metod si e Lul bashes

  4. loni says:

    Semundja e Rilindjes po e shkaterron kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje