Marrin peng një person për 80 mijë lekë borxh, pranga punonjësit të policisë dhe vëllait të tij

11 Gusht 2015, 09:58Kronika TEMA

Një punonjës policie ka përfunduar në prangat e kolegëve të tij.

Kjo, duke qenë se bashkë me të vëllain, ai ka marrë peng dhe ka dhunuar një person, për 80 mijë lekë borxh.

“Më datë 11.08.2015, nga strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Korçë, është kryer arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë Klement Karafili, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Korçë, si dhe shtetasit Eglantin Karafili, vëllai i punonjësit të policisë.

Arrestimi i këtyre dy shtetasve është kryer pas denoncimit të shtetasit J.Q. i cili ka kallëzuar se punonjësi i policisë Klement Karafili, së bashku me vëllain Eglantin Karafili e kanë marrë atë forcërisht duke e futur në një automjet privat tip furgon ku e kanë mbajtur peng për rreth një orë duke e dhunuar e kërcënuar me jetë.

Nga kryerja e veprimeve hetimore, u provua se më datë 09.08.2015, rreth orës 18.00, në afërsi të fshatit Radanec Korçë, shtetasi J.Q. ka qenë duke kryer disa punime në banesën e një shtetasi.

Pranë tij janë afruar shtetasit Eglantin Karafili dhe Klement Karafili.

Ky i fundit, duke u prezantuar kundrejt dokumentit si punonjës policie i ka kërkuar të shkojë me të duke e futur në një automjet privat tip furgon me ngjyrë të bardhë.

Sapo shtetasi J. Q. ka hipur në mjeti, punonjësi i policisë Klemet Karafili dhe vëllai i tij Eglantin Karafili kanë filluar ta godasin me grushta dhe mjete të tjera të forta, ndërkohë që punonjësi i policisë ka përdorur edhe armën e shërbimit duke e kërcënuar të dëmtuarin me jetë.

Më pas, ata e kanë transportuar në periferi të qytetit të Korçës ku kanë vazhduar ta dhunojnë e ta kërcënojnë.

Nga hetimi rezulton se motivi i kësaj ngjarjeje ka qenë një shumë parash prej 80 mijë lekësh të vjetra që i dëmtuari i detyrohej vëllait të punonjësit të policisë Eglantin Karafili, shumë të cilën kishte rreth dy vite që nuk ia kthente.

Pasi e kanë dhunuar për rreth një orë brenda automjetit të tyre, punonjësi i policisë Klement Karafili e ka çuar më pas të dëmtuarin J.Q. në Komisariatin e Policisë Korçë të lidhur me pranga ku e ka paraqitur si person të shoqëruar me pretekstin e borxhit të pashlyer.

Pas administrimit të të gjitha provave materiale dhe dëshmive të personave që kishin dijeni mbi ngjarjen, në përfundim të veprimeve hetimore, është bërë arrestimi në flagrancë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë” parashikuar nga neni 110/2 i K.Penal, i shtetasve Klement Karafili dhe Eglantin Karafili”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

3 komente në “Marrin peng një person për 80 mijë lekë borxh, pranga punonjësit të policisë dhe vëllait të tij”

  1. Korkari says:

    Keto korkaret kane bere ne keto vite hatane, krimet me te paimagjinueshme kane ndodhe. Kujto ate gruan me sopate qe vrau nje femije pse e la dashnori, po helbete se jane 1200m mbi nivelin e deti supermaloke.

  2. Argita_B says:

    Ne rastin ne fjale nuk kemi te bejme vetem me heqje te lirise ne menyre te paligjeshme, kemi te bejme se pari abuzim ne detyre, sekuestrim ne bande te organizuar, dhunim fizik dhe kerenim per jeten. Te treja keto nene parashikohen ne kodin penal shqiptar.
    Nje polic nuk mund te arrestoj nje shtetas pa patur nje urdher arresti. Dhe nese ka kete urdher nuk mund ta arrstoj ne bashkepunim me nje civil qe nuk ka lidhje me policine!!
    Per borxhin le ti drejtohet gjykates, pasi nuk i vuri njeri litarin ne fyt te jepte para borxh. Kur jepet para borxh duhet marre parasysh fakti se dhe mund te mos kthehen me.
    Nese bankat do te dhunonin dhe kerceenonin me jete te gjithe kredimaresit qe nuk arrijne te shluejne kredite e mara sot do ishim me kees se ne far west ne shekullin e kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje