Prokuroria e Tiranës pasi ka marrë në pyetje dëshmitarët në lokalin ku ndodhi shpërthimi i bombolës së gazit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë të dielën e 9 gushtit, sqaron dhe rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë në ambjentin e loklait dhe jashtë saj, janë konstatuar 6(gjashtë) bombla gazi të pa shperthyera të përmasave të ndryshme. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëseve ka bërë që të parandohej shpërthimi i tyre, i cili nëse do të ndodhte pasojat do ishin shumë më të rënda.
Momentet e fundit para shpërthimit- “Një nga punonjësit e lokalit ka tentuar të hapur me dorë rubinetin e bomboles, por meqënëse nuk ka mundur që ta hapë, i ka kërkuar ndihmë pronarit Avdullait që ta hapë atë. Pasi Avdullai Dervishi ka shkuar dhe është munduar që ta hapë bombolën e gazit, është ndjerë rrjedhje gazi. Pas pak momentesh, Avdullai ka thirrur që të uleshin automatet e rrjetit elektrik. Në këtë moment ka ndodhur edhe shpërthimi.” informon prokuroria e Tiranë. Gjithashtu mësohet dhe bombola nuk ishte e koaluduar.
Në lokal ndodheshin dhe 6 bombola të tjera -”Lokali ishte i shkatërruar, dyert dritaret e saj ishin të hequra dhe të thyera, materiale të pastiçerisë, paisje të saj ishin të shperndara dhe të hedhura në menyrë të çrregullt në ambjentin e loklait dhe jashtë saj, janë konstatuar 6(gjashtë) bombla gazi të pa shperthyera të përmasave të ndryshme, ngjitur me murin e këtij lokali shihen dy soba gazi gatimi, pranë tyre shihen tuba impjati të shperndarje së gazit , muret janë të veshura me blozë. Në distancen 2 m nga ana veriore u fiksua vatra e shperthimit, pasi shihen mbetje djegie. Gjithashtu në disa biznese dha banesa, si dhe disa ambjente të tjera banimi ku ndodhi shperthimi, shihet shkaterrimi i dyerve , dritareve” konstatuan ekspertët.
Vatra e shpërthimit u fiksua 2 metra nga ana veriore e lokalit. Policia ka arrestuar Abdulla Dervishin nën akuzën e “Shkatërrim i pronës nga pakujdesia », « Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë »
Në distancen 2 m nga ana veriore u fiksua vatra e shperthimit që shkaktoi 21 të plagosur