A do të rritet çmimi i bukës nga embargoja me Rusinë?

11 Gusht 2015, 14:46Kronika TEMA

Në fund të muajit Korrik, Shqipëria, si aspirante për antarësim në Bashkimin Europian, ka mbështetur sanksionet e unionit ndaj Rusisë. Por, kjo embargo që i është vendosur produkteve ruse, ka rrezik të ndikojë në rritjen e çmimit të grurit dhe produkteve të tij, për shkak se Shqipëria importon rreth 180 mijë ton drithra në vit.

Sipas ekspertëve kërkimi i tregjeve të reja është edhe më i vështirë, pasi kërkesa do të jetë e rritur, për shkak se importi është i ndaluar edhe nga vendet e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Java.news.

Nga ana tjetër, embargoja që Rusia ka deklaruar se do t’i vendosë një liste vendesh, në të cilën bën pjesë edhe Shqipëria, do të dëmtojë ndjeshëm fermerët dhe eksportuesit shqiptarë. Marrëdhëniet tregtare me Rusinë kanë qenë të tensionuara që nga viti i kaluar dhe duket se po përshkallëzohen edhe më etj.

3 komente në “A do të rritet çmimi i bukës nga embargoja me Rusinë?”

  1. ananananananannannanana says:

    Kush e ka sponsorizuar kete lajm te pabaze? Grosistet e miellit?!

  2. Tema says:

    Kemi tribunën e okb-së për t’ju a bër me dije botës.

  3. atdhetari says:

    Ti mbaje Nena Amerike dhe Nena Evgrope me buke shqiptaret servila tani se jemi i vetmi kombe qe jo vetem qe nuk na ka dhene asgje por dhe na ka zhvatur Amerika me Evropen dhe ne perseri sakrifikojme dhe demtojme veten tone megjithese super te varfer per te mbeshtet padronet perendimore.Bar Hame por Ameriken nuk e tradhetojme.Popull idiot me,qeveri debilash tradhetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje