Një shtetase rreth 72 vjec humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit në Tiranë, pranë Ambasadës amerikane.
Kalimtarja e identifikuar si Gora Gjermeni u godit nga një kamion me targa AA 442 ID në momentin që po kalonte rrugën, ndërsa është arrestuar drejtuesi i mjetit, i identifikuar si G.Bona nga Iba.
Trupi i viktimës ka qëndruar në rrugë për disa minuta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.
Rruga e Elbasanit, per fat, eshte me semafore dhe vija te bardha. Ne rast se kalimtari kalon vend e pa vend, perse ka faj shoferi?
U prefte ne paqe, gruaja qe humbi jeten. Injoranca e shoferit qe nuk zbaton rregullat e qarkullimit mori nje jete njeriu. Duhen shtuar ndeshkimet e shofereve qe shkelin rregullat e qarkullimit. Ne kete rast shoferi i kamionit nuk ka zbatuar rregullin e qarkullimit per kalimin e kalimtareve ne vijat e bardha. Pothuaj asnjeri nga shoferet nuk ndalon kur shikon qe nje person eshte duke kaluar tek vijat e bardha.