Arrestohen vëllezërit e mitur, për 1 javë vodhën 6 banesa

13 Gusht 2015, 10:45Kronika TEMA

Dy të mitur që ishin kthyer në makth për shumë familje në zonën e Shijakut, për shkak të vjedhjeve që kryenin në banesa, u arrestuan nga policia.

Vëllezëzit 13 dhe 14 vjeç akuzohen se kanë vjedhur të paktën  6 banesa, në të cilat merrnin para, bizhu dhe sende të tjera me vlerë.

K.Ç dhe E.Ç banues në Sukth të Durrësit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur banesa në periudha të ndryshme duke hyrë brenda dhe më pas merrnin para dhe sende me vlerë, bën të ditur policia.

Në deklarimet e marra këtyre shtetasve ata kanë pranuar autorësinë e vjedhjeve duke pohuar se kanë hyrë në banesa gjatë ditës. Fillimisht trokisinin nëpër banesa dhe në rastet kur nuk përgjigjej njeri ata futeshin brenda dhe realizonin vjedhjet. Më pas ndërronin veshjet dhe largoheshin me biçikleta.

Këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave  materiale:

• një sasi bizhuterish floriri si: unaza,vathë,varëse dhe byzylykë floriri;

• 40 000 lekë të  reja;

• disa telefona celularë dhe

• sende  dhe oriendi shtëpiake.

Vjedhjet e dy vëllezërve:

Më datë 12.08.2015 kanë vjedhur banesat e shtetasve:

•M.Ç. 62 vjeçe,banuese në Sallmone;

•E. Ç. 32 vjeç,banues në Sallmone.

1.Më datë 04.08.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit V.N. banues në Katund i Ri,Durrës.

2.  Më datë 04.08.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit Sh.Sh. banues në Qerret,Durrës.

3. Më datë 10.08.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit N. Ll. banues në Qerret,Durrës.

4. Më datë 11.08.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit H.S. banues në  Sallmone,Durrës.

1 komente në “Arrestohen vëllezërit e mitur, për 1 javë vodhën 6 banesa”

  1. Tema says:

    Do bëhen miliardera në mosh 5O vjeçare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje