Policia e Shkodrës ka asgjësuar 2566 rrënjë Cannabis Sattiva mëngjesin e sotëm. Siç mësohet nga burime policore, aksioni për asgjësimin dhe ndalimit të trafikimit të lëndëve narkotike është realizuar në fshatin Telumë të Shkodrës.
Aty janë gjetur 15 parcela me 2566 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan përmes djegies, ku një pjesë e vogël u sekuestrua për provë materiale. Policia sqaron se po punohet për kapjen identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sasia e lëndës Narkotike e asgjësuar këtë periudhë në Shkodër është mjaft e madhe çka po kthehet shqetësuese për Policinë e Shtetit.
Shqetësuese është dhe gjëndja në disa zona të jugut të vendit, si Tepelenë e Vlorë. Kështu në qytetin bregdetar të jugut të shqipërisë, gjatë mbrëmjes së djeshme u asgjësuan 53 rrënjë Canabis të mbjella përreth banesës private të 43-vjeçarit, Adriatik Liçajn, i cili u arrestua së bashku me të atin, 74-vjeçarin, Lefter Liçajn.
25 bimë të tjera narkotike u asgjësnuan në bahçen e shtëpsië së një 52-vjeçari në fshatin Sherishtë. Edhe aty u bënë procedurat paracaktuara nga ligji, ku u arrestua H. Sjediraj.
Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike u asgjësua edhe në Tepelenë. Sipas Policisë, mbrëmjen e të mërkurës u asgjësuan 1102 rrënjë Canabis Sattiva.
Droga ishte kultivuar në bahçen e një shtëpie të pabanuar të 39-vjeçarit me inicialet I.Xh. Shtetasi në fjalë u shpall në kërkim si autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike në këto parcela.
I kan këshilluar gabim