Itali, një i ri shqiptar gjendet i vrarë në banesë

14 Gusht 2015, 10:04Kronika TEMA

Një i ri shqiptar është gjetur i ekzekutuar brenda një banese në zonën Faenzës në Ravena të Italisë.

Ekzekutimi mësohet të jetë bërë vetëm me një plumb, ndërsa në momentet e para policia dyshoi se bëhej fjalë për një vetëvrasje.

Pas hetimeve paraprake policia italiane tha se ka arritur në konkluzion se ngjarja ka ardhur si pasojë e vrasjes me armë zjarri nga persona ende të panjohur dhe për motive po ashtu të panjohur deri tani, raporton Ora.

As identiteti i viktimës nuk zbulohet deri tani, ndërkohë që karabinierët italianë janë duke hetuar për këtë ngjarje.

1 komente në “Itali, një i ri shqiptar gjendet i vrarë në banesë”

  1. Tema says:

    Në grand place të brukselit model lulesh italiane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje