30 vjeçari kërcënon me automatik babain, parandalohet krimi

15 Gusht 2015, 17:14Kronika TEMA

Krimi në familje mbetet ende një dramë në shoqërinë shqiptare.

Prania e armëve ka shkaktuar jo pak herë krime të rënda ku burri ka vrarë gruan, gruaja burrin, fëmija prindërit etj.

Blutë e Tiranës sot kanë parandaluar një krim tjetër në familje, ku djali 30 vjeçar ka marrë automatikun dhe ka kanosur babain e tij

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50 pranë shkollës 9-vjeçare në Kashar, ndërsa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.

Sipas policisë shtetasi Leonard Hyka, ka kërcënuar ditën e sotme me armë zjarri tip automatik, babanë e tij Xh.Hyka”.

Autori 30-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.6 në kryeqytet, ndërsa po kryhen veprimet dhe hetimet për ngjarjen.

1 komente në “30 vjeçari kërcënon me automatik babain, parandalohet krimi”

  1. ka thene fmn bar do hame po reformat do ti bejme says:

    Tkfgos. Mos i sha keta te dy se jane rraca e ramyt. Jane pellazg. Race ariane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje