Rrëfimi i frikshëm i motrave Kajtazi/ Shokohen prindërit dhe motra e madhe: Janë trillime

15 Gusht 2015, 16:23Kronika TEMA

Videot e dy motrave Orialda dhe Klevisa kane shokuar familjen Kajtazi ne Durres.

Babait, nënes dhe motres se madhe u ka zgjatur shume pak gezimi i gjetjes mire e shendosh te vajzave.

Çka vajzat thone ne videot e hedhur ne Yotube, per familjaret jane trillime.

Orialden dhe Klevisen i kane falur, por nuk shohin pendim tek to.

Ne takimin e pare ne polici pasi u gjeten ne Vlore, dy motrat nuk kane pranuar te takohen me deshire me pjesen tjeter te familjes.

Lidhur me akuzat e ngritura nga ana e dy vajzave, Policia e Durrësit  sqaron se nuk ka nisur asnjë procedim penal kundrejt tre pjestarëve të familjes Kajtazi, raporton ABC.

Sipas te njejtin burim, verifikimet kane treguar se ndaj vajzave nuk është ushtruar dhunë dhe nga ana e tyre më herët nuk është bërë asnjë denoncim kundrejt familjarëve.

Nga grupi hetimor thuhet se në mungesë të vërtetësisë së akuzave të ngritura, publikimi i fjalëve në video është kryer me qëllim justifikimin e largimit nga banesa të dy motrave si dhe te veprimeve te tjera të ndërmarra.

Dy motrat Kajtazi pritet të dalin të hënën përpara togave të zeza, ku do të përballen me dy akuza, atë të shkatërrimit të pronës me anë të zjarrit si dhe vjedhje në bashkëpunim.

4 komente në “Rrëfimi i frikshëm i motrave Kajtazi/ Shokohen prindërit dhe motra e madhe: Janë trillime”

  1. mali says:

    Mirë që nuk janë hetuesit budallenj.

  2. ka thene fmn bar do hame po reformat do ti bejme says:

    E frkshme eshte te rrisesh femije sot.
    Vodhen, dogjen, helmuan,iken nga shtepia.
    Cfare nuk bekan keto te dyja.
    E madhja 18 vjecare duhet vene para ligjit per tentative vrasje dhe shume nene te tjera qe e kapin.
    Ju qe jeni partizan te perendimit, po te ishin keto ne perendim, nene te tmerrshme do i kapnin. Dhe sdo te dilnin me nga burgu

  3. Arber Iliri says:

    Po drejtesia me dy vajza te pambrojtura gjeti te merret, lerni te rikuperohen mos I shkaterroni o kafshe edhe ju gazetare bythe.Ato jane ne hall.

  4. Spartaku says:

    Me kaq sa shkruhet,nuk ka ndonje gje kaq te madhe,te frikeshme dhe shokuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje