"Xhepisti", arrestohen 3 hajdutët që vidhnin pacientët në QSUT

15 Gusht 2015, 10:42Kronika TEMA

Policia e Tiranës arrestoi 3 persona nga Elbasani pasi akuzohet se kanë kryer një seri vjedhjes në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë.

Tre të rinjtë mes tyre dhe një vajzë, vinin çdo ditë nga Elbasani në Tiranë dhe qëndronin në radhë në pavione të ndryshme të QSUT-së dhe u zbraznin xhepat gjithë hallexhinjve që prisnin konsultat me mjekët.

Sipas policisë, personat shfrytëzonin radhët e shumta dhe arrinin që të fusnin duart në xhepat e pacientëve duke u marrë kryesisht shumat e parave që kishin me vete në portofol.

Ky fenomen ishte bërë shqetësues dhe në drejtorinë e spitalit ishin shtuar denoncimet për vjedhje.

Kjo ka bërë që policia të ndjekë nga afër situatën me radhët në QSUT dhe në këtë mënyrë janë evidentuar 3 persona si autorë të këtyre vjedhjeve.

Oksi Fidani, Dhurata Kurti dhe Viktor Dedja u arrestuan në përfundim të operacionit “Xhepisti” të organizuar nga forcat e rendit të komisariatit 4.

Vajza e grupit Dhurata Kurti i tërhiqte vëmendjen qytetarëve, ndërsa dy miqtë e saj fusnin duart në xhepa dhe merrnin portofolat. Policia bëri me dije se ka dokumentuar me prova të siguruara gjithë veprimtarinë e këtij grupi.

Tre të arrestuarit do të vihen përballë akuzës së vjedhjes në bashkëpunim të përsëritur në disa raste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje