Angli, 40-vjeçari shqiptar vret një bashkombase 34-vjeçare. Mister arsyet

15 Gusht 2015, 13:10Kronika TEMA

Një emigrant shqiptar në Londër ka dalë përpara gjykatës si i akuzuar për vrasjen e një bashkëkombaseje të tij.

Mediat londineze raportojnë se Agim Isaku doli përpara gjykatës Uxbridge Magistrates si akuzuar për vrasjen e shtetases Elife Beqa.

Gjykata Uxbridge Magistrates mori masën e sigurisë me burg për Isakun, i cili më 18 Gusht do të dalë përpara gjykatës së krimeve të rënda Old Bailey në Londër.

Janë ende të paqarta motivet e kësaj vrasje, por mediat raportojnë se policia u telefonua duke marrë një njoftim se një grua ndodhej në gjëndje të fikti, duke mos reaguar.

Elife Beqa , 34 vjece, ndodhej në shtëpinë e Isakut në zonën Houslow, kur u telefonua policia më 13 gusht.

Po atë ditë ajo gjeti vdekjen.

Sipas policies, ky incident është shënuar 1 ditë përpara 40 vjetorit të Isakut.

Në seancën gjyqësore të 18 gushtit policia pritet ti paraqesë gjykatës të dhëna shtesë se cila ishte lidhja mes autorit të ngjarjes dhe viktimës përfshi rrethat e humbjes së jetës.

1 komente në “Angli, 40-vjeçari shqiptar vret një bashkombase 34-vjeçare. Mister arsyet”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje