Vrau dy persona në 97-ën/ Ekstradohet nga Interpol Tirana i dënuari me burgim të përjetshëm

15 Gusht 2015, 15:01Kronika TEMA

Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana, u krye ekstardimi nga Athina /Greqi, drejt vendit tonë i shtetasit :

(Gazmir) Fatmir ZENELI, vjeç 44 ,lindur në Vlorë.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendim nr 148 datë 26.09.2000 , e ka dënuar këtë shtetas me “Burgim të përjetshëm” , për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me dashje” ,”Plagosje e rëndë me dashje” dhe “ Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 76,78,88 dhe 278/2 të Kodit Penal të Republiksë së Shqipërisë.

Më datën 05.05.1997, rreth orës 15.00, shtetasi Fatmir (Gazmir) Zeneli pasi ka konstatuar që personi ndaj të cilit, do hakmerrej ndodhej në afërsi të një bilardoje në hyrje të qytetit të Vlorës, i pandehuri Fatmir Zeneli pasi ka vendosur të realizojë mendimin Kriminal , ka ndaluar makinën dhe me automatikun që kishte me vete u nis në drejtim të viktimës Lutfi Hyseni i cili ndodhej në hyrje të bilardos.

Viktima sapo ka parë “hasmin” të armatosur që vinte drejt tij, ka hyrë me nxitim në bilardo dhe u përpoq të mbrohej pas trupi të Agron Çeçit, ndërkohë që i pandehur ka qëlluar me breshëri në drejtim të tij.

Plumbat kanë goditur për vdekje shtetasit Lutfi Hyseni dhe Agron Çeçi, si dhe ka plagosur rëndë shtetasin e tretë, Durim Pulaj.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, në datën 30.03.2015 shtetasi Gazmir (Fatmir) Zeneli është arrestuar në territorin grek me qëllime ekstradimi drejt vendit tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje