Motrat Kajtazi njihen me masën e sigurisë në Gjykatë/ 14- vjeçarja lot në sallën e gjyqit për motrën më të madhe

17 Gusht 2015, 10:34Kronika TEMA

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 18 vjecaren Orialda Kajtazi dhe detyrim paraqitjeje dy herë në muaj për motrën e saj të mitur, K.Kajtazi 14 vjec.

Të dy motrat dolën para gjykatës me akuzat e vjedhjes dhe shkatërrimit të pronës, ndërsa për shkak të moshës së mitur gjykata vendosi që 14 vjecarja të paraqitet në gjykata të hënën e parë dhe të tretë të cdo muaji deri në përfundimin e Gjykimit.

Të dy vajzat u shfaqën para Gjykatës të lidhura me një palë pranga, ndërsa 14 vjecarja mësohet se ka derdhur lotë, kur motra e saj më e madhe morri masën e arrestit me burg.

Mësohet se vajzat kanë pohuar se nuk kanë dashur ti helmojnë prindërit e tyre, por vetëm t’i qetësonin duke përsëritur akuzat ndaj tyre për keqtrajtime.  Vajzat të cilat helmuan prindërit, dogjën banesën vodhën kursimet dhe më pas u zhdukën për një muaj akuzohen për “vjedhje” dhe “shkatërrim të pronës”.

Oriada është 18 vjeçe ndërsa Klevisa, 14 vjeçe prej të premtes kur dhe u gjetën në një banesë në Vlorë qëndruan në qelitë e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.

Orialda dhe K. Kajtazi kanë shpjeguar para grupit hetimor se të dyja kanë patur konflikte në familje, janë keqtrajtuar nga prindërit dhe nga motra e madhe Alketa, dhe janë dhunuar fizikisht prej tyre.

“Panorama” shkruante sot se prindërit nuk i kanë braktisur por u kanë çuar rroba dhe ushqime në polici, duke u kërkuar forcave blu të mos u thonin se kush i ka dërguar pasi vajzat nuk do ti pranonin

Vajzat u gjetën më 13 gusht në një banesë në Vlorë. Gjithashtu në banesen ku ato qëndronin janë sekuestruar  shuma e parave prej 100.000 leke, 100 Euro, telefonat celulare, pasaportat në emër të shtetaseve Alketa Kajtazi dhe Orialda Kajtazi, karta e identitetit te shtetases Alketa Kajtazi.

1 komente në “Motrat Kajtazi njihen me masën e sigurisë në Gjykatë/ 14- vjeçarja lot në sallën e gjyqit për motrën më të madhe”

  1. Tema says:

    Të zhytura në skamje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje