Propozimi për një agjenci për të luftuar korrupsionin brenda radhëve të gjyqësorit vjen nga ekspertët e komisonit të posaçëm per hartimin e reformës në drejtesi dhe synon t’i heqë ketij sistemit damkën e te korruptuarit.
Strategjia e hartuar nga ekspertë vendas e të huaj, parashikon krijimin e strukturës së specializuar antikorrupsion në nivel kombëtar, në përbërje të së cilës është policia, prokuroria dhe gjykata, si një domosdoshmëri per zbulimin, hetimin dhe gjykimin e aktorëve të korruptutuar të sistemit të drejtësië, raporton Ora News.
Dokumenti propozon që strukturatë jetë e qëndrueshme, në mënyrë që gjyqtarët dhe prokurorët të mos lëvizen, penalizohen apo të ndihen në rrezik për shkak të hetimeve apo çështjeve.
Këta funksionarë do t’i nënshtrohen kontrollit të së shkuarës së tyre dhe do gëzojnë trajtimin dhe përfitimet e duhura financiare si dhe do te kenë akses të gjerë në bazat e të dhënave të ekzekutivit.
Në mbështejtjte të kësja srukture, ekpsertet duket se do të bëjnë të mundur edhe përfshijne e byrosë së hetimit si pjesë e reformës në drejtëi.
Ata propozojnë që ” Kushtetuta të parashikojë edhe krijimin e një policie të specializuar, përgjegjëse për rastet e rënda të korrupsionit, sikurse mund të jetë Byroja Kombëtare e Hetimit apo një formë tjetër e përshtatshme.
Ngritja e një agjencia të posaçme kundër korrupsionit, është një model që gjendet edhe në vende të tjera të Ballkanit.
Në Kroaci Zyra për Ndalimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (USKOK) është një departament i specializuar i Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe ka mandatin për të drejtuar hetimet policore dhe ndjekjet penale të kryera per korrupsionin dhe rastet e krimit të organizuar brenda juridiksionit të saj.
Edhe në Rumani, funksionon Drejtoria Kombëtare Kundër Korrupsionit, e ngarkuar me parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave që lidhen me korrupsionin.
Kjo “Po” !
Ne nuk kemi mungese institucionesh por pavarsi te tyre .politika jone eshte e. Kapur nga agjentura te huaja dhe nuk mund te krijojne innstitucion te pavarur shkurt Likja more Likja
Kontrolle në kontrolle. Frik,presion,thashetheme.
A do pranoje Rama she meta the hetohen nga kjo structure she kush do ta ndertoje kete structure.