“76-vjeçari më ngacmoi seksualisht djalin vetëm 6 vjeç, do e vras nëse policia e lë të lirë”

16 Gusht 2015, 09:42Kronika TEMA

Pasi policia e Korçës njoftoi se ka nisur hetimin në gjendje të lirë për 76-vjeçarin nga Mëlishti i Pogradecit me iniciale M.B, për kryerjen e veprave të turpshme me të mitur, ka ardhur edhe reagimi i familjarëve të fëmijës 6-vjeçar me të cilin dyshohet se është abuzuar.

Në një intervistë për A1 Report, prindërit e fëmijës 6-vjeçar, mbi të cilin dyshohet se i moshuari ka abuzuar, janë shprehur të tronditur për ngjarjen.

Babai i 6-vjeçarit, Ilir Gjoni, tha se abuzimi është i pafalshëm dhe i rëndë, ku sipas tij, nga ky veprim, djali i tij është i frikësuar dhe i trëmbur.

Më tej, i ati i fëmijës më të cilin mendohet se është abuzuar, ka thënë se 76-vjeçari i ofronte lekë duke i kërkuar të kryente vepra të turpshme.

Më tej, Gjoni, i ka drejtuar dhe një thirrje policisë, ai bën me dije se policia nuk duhet ta lërë të lirë të moshuarin, pasi në të kundërt ai do të bëj vetëgjyqësi.

3 komente në ““76-vjeçari më ngacmoi seksualisht djalin vetëm 6 vjeç, do e vras nëse policia e lë të lirë””

  1. Daku says:

    Per mendimin tim policia duhet ta lere te lire, qe mund te bej vetgjyqesi. Per mua burgim per kte fundrime nuk mjafton. Duhet masakruar ne mes te qytetit.

  2. Tema says:

    Shum raste të tilla bëjn që viktima të bëhet i tillë në pleqëri

  3. lol says:

    e ka hak vetegjygjesine! edhe ne rini ashtu do kete qene ai plere, plak qelbesire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje