Një 29-vjeçar shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri në Giussano të Italisë më 15 gusht 2015, është arratisur nga spitali ku ishte shtruar për të marrë mjekim për plagën në këmbë.
29-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte precedent për shfrytëzim prostitucioni, bëjnë me dije mediat italiane, raporton Ora.
Në momentin që u qëllua 29-vjeçari ishte s ëbashku me dy shqiptarë të tjerë, të dashurën 26 vjeç, dhe një person i tretë i paidentifikuar në një makinë të tipit Opel.
Pasi u qëlluan ata arritën u drejtuan me një shpejtësi marramendëse në spitalin Bassini, kur pak pas orës 23:30 të asaj nate shoferi u shtrua në spital për të shëruar plagën në kofshë, të shkaktuar nga një prej plumbave.
Për ta shoqëruar ishte dhe partnerja e tij, ndërsa kanë humbur gjurmët e personit të tretë, raporton e përditshmja italiane Il Giorno.
Rasti mbetet një mister, edhe pse është e qartë që i plagosuri është pjesë e botës së krimit, veçanërisht i lidhur me trafikun e prostitucionit në Comasco dhe ndoshta edhe në veri të Milanos, thonë autoritetet italiane.
29-vjeçari shqiptar është një personazh i njohur për policinë për veprat penale të tij. Karabinierët dyshojnë se edhe e dashura e tij është prostitutë. Megjithatë, agjentët e Cinisello-s, që janë ngarkuar me hetimin e kësaj ngjarjeje, nuk kanë dhënë detaje të tjera.
Sipas hetimeve, personat të cilët qëlluan kishin si qëllim t’i vrisnin. Makina me të cilën udhëtonin shqiptarët kishte katër të shtëna.
Shqiptari, pasi mori veten, u transferua në spitalin e Sesto San Giovanni dhe gjatë natës duhet të operohej për plagën e marrë. Por në fakt ai u arratis. Përderisa ishte viktima e ngjarjes nuk kishte pse të arratisej, ngrenë pikëpyetjen karabinierët. Mendohet se e dashura e tij ka prerë biletat e avionit për të fluturuar drejt Shqipërisë një ditë më parë. Pra nuk përjashtohet idea se janë larguar nga Italia.
Per shfrytezim prostitucioni.Eshte arratisur nga spitali dhe do te vije ne Albani qe te behet deputet ose kryetar bashkie.
Kaq veshtire qenka per ti identifikuar nese jane larguar nga Italia? Pa bileta nuk kan hypur ne avjon dhe eshte bilete qe pritet me shoqerimin e kartes se identitetit ose pasaportes.
E ka patur të vështir të bindi doktoreshat dhe infermieret të punojn për të ndaj dhe ka bojkotuar bashkpunimin
Ky qelbesire ka shume mundesi te jete marr edhe me trafikim shqiptaresh, qe jane nenat tona, motrat tona, vajzat, mbesat, kushurirat e shoqet tona apo te dikujt tjeter.
Merrjani emrin dhe kapeni menjehere nese ka ardhur ne Shqiperi.
Fara e ktyre duhet eliminur der ne themel, kudo qe jane, per krimet, vuajtjet dhe turperimin e madh qe i kane bere femres Shqiptare dhe kombit Shqiptar keto 25 vite.
Do vi koha qe do lajen hesapet, mos kini merak.