Një 36-vjeçar, banor i lagjes “Kastriot” në qytetin e Fierit, u arrestua në flagrancë me akuzën e plagosjes së rëndë dhe heqjes së paligjshme të lirisë.
36-vjeçari i identifikuar si shtetasi Eduart Krasniqi akuzohet se në bashkëpunim me një person tjetër, për identifikimin e të cilit po punon policia, kanë marrë me forcë në ambientet e tyre private dhe kanë goditur me mjete të forta shtetasit me inicialet O.S., 26 vjeç, M.s., 60 vjeç dhe D.S., 23 vjeçe, që të tre banues në fshatin Pishporo.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 10:00.
Të tre shtetasit e dëmtuar u shoqëruan në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore, nga ku mësohet se 26-vjeçari me inicialet O.S., është në gjendje të rëndë.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë dhe për identifikimin dhe arrestimin e personit tjetër të përfshirë në të.
Me mbiemer krasniqi ,kosovaret e fierit
Veprohet si t’ju shkrepet pasi mungon rregulli.