Lezhë/ 800 euro për vend pune në Austri, në kërkim kosovari që mashtroi lezhjanët

19 Gusht 2015, 10:25Kronika TEMA

U premtonte kontrata pune në Austri, por pasi u merrte 800 euro përmes agjencive të transferimit të parave zhdukej.

Kjo është historia e një shtetasi nga Gjakova e Kosovës, emigrant në Zvicër, i cili akuzohet se ka mashtruar 8 shtetas me banim në Lezhë, raporton Ora.

Policia e këtij qyteti informon sot se dje, ka nisur procedimi penal nga Sektori për Krimin Ekoniomiko-Financiar Lezhë dhe është shpallur në kërkim 42 vjeçari K. Gj

Shpallja në kërkim e tij u bë pasi, me datë 18.08.2015, ndaj këtij shtetasi kanë bërë kallzim 8-të shtetas me banim në Lezhë.

Sipas këtyre shtetasve në muajin Maj 2015, duke iu premtuar kontrata pune në Austri, me anë të mashtrimit, iu ka pervetësuar secilit nga 800 euro, të dërguara në adresë të shtetasit K. Gj, nëpermjet agjensive të transferimit të parave” informon policia.

1 komente në “Lezhë/ 800 euro për vend pune në Austri, në kërkim kosovari që mashtroi lezhjanët”

  1. Tema says:

    Maqedonasi kosovar po na e fusin.(5OO OOO euro çek italian fals)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje