Ekstradohet nga Greqia Kozma Laçka, i dënuar me 10 vjet burg për trafik droge

22 Gusht 2015, 09:06Kronika TEMA

Një 34-vjeçar i dënuar me 10 vjet burg është ekstraduar nga Athina.

Kozma Laçka, nga Pogradeci është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, të kryer në bashkëpunim.

Më 20 korrik të 2009, gjykata e shpalli atë fajtor duke e dënuar me 10 vjet burg.

Kozma Laçka merrej me organizimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë në vitin 2006.

Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe asaj të Athinës u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

1 komente në “Ekstradohet nga Greqia Kozma Laçka, i dënuar me 10 vjet burg për trafik droge”

  1. Tema says:

    Të gjith të burgosurit të kthehen në burgjet tona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje