Mark Frroku me pranga në Gjykatën e Lartë, do të qëndrojë në burg

21 Gusht 2015, 12:11Kronika TEMA

Deputeti Mark Frroku nuk heq dorë nga kërkesa për të udhëtuar drejt Brukselit e të mbrohet për akuzën e vrasjes në shtetin Belg.

Gjykata e Lartë shqiptare ia mohoi lejen dhe avokati Visha lajmëroi dërgimin e çeshtjes në Strasburg.

“Kemi shkelje të të drejtave proceduriale  jo vetëm të një personi por të një deputeti që dëshiron të paraqitet në gjykatë. Duam t’i provojmë shtetit belg se ne nuk i fshihemi drejtësisë  por do marrim pjesë më 19 tetor 2015 në gjykatën belge.  Do ti drejtohemi Gjykatës së Strasburgut. Nuk ka vendim për tranferimin e çështjes”, tha avokati.

Në seancën e sotme gjyqësore e cila zgjati për rreth 3 orë, trupa gjykuese e përbërë nga 5 gjyqtarë ka rrëzuar kërkesat e avokatëve të Mark Frrokut. Gjykata ka rrëzoi kërkesën që Mark Frroku të paraqitej në Belgjikë ku ndaj tij po zhvillohet një proces gjyqësorë për vrasje në vitin 2012.

Po ashtu është rrëzuar edhe  kërkesa e Mark Frrokut për ndryshim të masës nga arrest me burg në arrest shtëpie dhe garanci prej 10 milë Eurosh.

Frroku ka paraqitur një kërkesë më 21 Gusht, ku kërkon zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të lehtë, atë me arrest shtëpie dhe një garanci prej 10 mijë Eurosh.

Mark Frroku ndodhet në arrest me burg që prej  3 prillit, kur Gjykata e Lartë dha këtë vendim për të lidhur me akuzat për vrasje e shfrytëzim prostitucioni që vijnë nga Belgjika, dhe të fshehjes së pasurisë nga autoritetet shqiptare.

 Tre kërkesat e deputetit Frroku

– Rivlerësimi i masës së sigurisë nga „arrest me burg“ në arrest shtëpie kundrejt një garancie pasurore prej 10 mijë eurosh.

-Dhënien e lejes për tu paraqitur në seancën e 19 tetorit në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Bruksel, ku po gjykohet dosja e tij

-Vënien në dispozicon të avokatëve mbrojtjës të gjithë aktet e dosjes hetimore.

Të trija këto kërkesa u rrëzuan nga Gjykata e Lartë.

 

3 komente në “Mark Frroku me pranga në Gjykatën e Lartë, do të qëndrojë në burg”

  1. Albanistan says:

    Po tja japin arrestin e shtepis…..qe te shkoje tek vellai me pas!!!!!!

  2. Tema says:

    S’ka përdhunuar fëmij

  3. Qeni i Qenit ky Sali Qeni says:

    E ka emrin Mark e mbiemrin Frrok e kjo eshte e keqja me e madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje