Rreh vjehrrën 80-vjeçare, procedim penal për nusen e djalit

22 Gusht 2015, 10:25Kronika TEMA

Rastet e dhunës në familje dhe marrja në mbrojtje e të dëmtuarve raportohen përditë nga policia.

Rasti i fundit është shënuar në Korçë, ku nusja ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrës së saj 80-vjeçare.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja është shënuar në fshatin Pojan të Korçës, ku I. SH 35 vjeç do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë në akuzën e dhunës në familje. Ndërsa për vjehrrën e saj, M. Sh., 80 vjeç është lëshuar urdhër mbrojtje.

Por historia nuk mbaron këtu. Urdhër i menjëherhëm mbrojtje është lëshuar edhe për 35-vjeçaren, pas dhunës fizike dhe psikologjike që ka ushtruar bashkëshorti i saj, A. SH, 43 vjeç.

2 komente në “Rreh vjehrrën 80-vjeçare, procedim penal për nusen e djalit”

  1. XXX says:

    Dramaturgjia shqiptare ska te sosur, cdo gje vjen nga vorfnia, mos fajesoni asnje njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje