Mjeku i dhunuar në Durrës: Kërkova nga familjarët e pacientit të blinin ilaçe, pasi nuk gjendeshin në spital

22 Gusht 2015, 20:04Kronika TEMA

Mjeku i urgjencës në spitalin e Durrësit i cili u godit nga të afërmit e një pacienti tregon ngjarjen.

Në një prononcim për Ora News mjeku Anton Ndoj thotë se pacientit , të atit të Adriatik Hoxhës po i jepej ndihma për gati 2 orë dhe ishte kërkuar blerja e kateterit pasi spitali nuk e dispononte.

Ai i bën thirrje për më shumë mbrojtje për bluzat e bardha

U dhunova nga një person që nuk e njihja.

Pacienti prej 2 orësh qëndronte nën kujdesin e mjekëve.

Ai erdhi me hemoragji makroskopike, iu dha e gjithë ndihma e duhur.

Blerja e kateterit iu kërkua të blihet nga familjarët pasi spitali nuk e dispononte.

Nuk e kuptova pse u sulmova.

Kam dëmtime në krah.

Kërkojmë më shumë siguri pasi jeta e mjekëve është në rrezik”, shprehet ai.

Ngjarja qe ndodhi diten e sotme nisi pas një konflikti verbal te shtetasit Adriatik Hoxha ,49 vjeç, banues në Durrës me mjekun Anton Ndoj, 43 vjeç.

Më vone eshte bashkuar ne konflikt, edhe djali i Adriatik Hoxhës, Jurgen Hoxha, 23 vjeç, i cili goditi mjekun.

Sipas policise, “motivi i konfliktit lidhet me faktin qe mjeku u ka kerkuar shtetasit Adriatik Hoxha te blejë një katater, pasi ky i fundit kishte të shtruar babain e tij në Urgjencë”.

19 komente në “Mjeku i dhunuar në Durrës: Kërkova nga familjarët e pacientit të blinin ilaçe, pasi nuk gjendeshin në spital”

  1. pirro says:

    Problemi ehte me i thelle. Denojme aktin e rrugacerise te kryer kunder Mjkeut.

    Por Spitali duhet te kete ne gadishmeri te ahtuquajturat `Consumable`, pra shiringa, katetere, sistemte, perfuzione, medikamente, etj, etj. Perse nuk i ka tenderuar Spitali dhe perse nuk ka pajisjet? Kush i ka marre, perse ndodh qe ne Spitalet shteterore, ondet per pajisje dhe mjekimet tenderohen me fondet publike por nu gjenden ne Sptal/ Kush i merr ato? kush mban pergjegjesi? Perse per shkak te mungeses se pajisjeve nga papergjegjeshmeria e drejtuesve hospitaliere, nuk eshte hera e pare qe futen ne konlikt mjeket?

    Perse nuk behet nje procedim penal ndaj drejtorise se Sitalit Durres qe nuk ka pajsije per te mjekuar te semuret?

    Kete duhet te beje Opozita. Kete duhet te beje shoqata e Mjekeve. Te beje Procedim Penal per abuzim me pajsijet , medikamentet per mungese te tyre.

    Pirro Prifti Si Spitali i Durresit jane te gjithe Spitalet dytesore dhe Terciare. Kjo shkakton konfliktet pacient-mjeke dhe korrupsion masiv. Duhen proceduar penalisht per abuzim dhe neglizhence drejtuesit madje dhe Ministri qe nuk kontrollon gjendjen.

    1. gjithashtu malok says:

      ti te jesh i kenaqur qe ke shpetuar gjalle. te jesh doktorr eshte pun e rrezikshme…. njerezit kur u smuhet femija ti paguajne leket qe u kerkon, kurse kur u semuret vjerra ben mirr qe mos tu kerkosh leke, se te shkerdhejne ty dhe e djegin dhe ter spitalin publik. prandaj rri urte dhe mos pshereti fare.

  2. qytetari says:

    Kur ska shtet ti o doktor vjedh si do vete por edhe pacienti e ben drejtesine vete .

  3. Aldo says:

    Prit tani kur te shkarkojne mjekun se shendetesia eshte falas…

  4. qytetari says:

    Bluzat e bardha dhe zemrat e zeza duhen perkrahur nga shteti, pacienteve varu bidonat. Edhe po vdiqen, ka sa te duash te tjere. vec nje gje nuk dime: mte kujt jane spitalet te pushtetareve dhe te personelit mjekesor, apo te popullit?

    1. deani says:

      Ti vetem qytetar sje po je nje cop hajvani. Po cfaj te ka mjeku kur te thote qe ska kateter ne Spital . Po ska ore Ufo ska. Cte bej ta prodhoj vete a ta blej vete se ashtu do ti. Pse dhe furnizuesin do bej ai. Po ku kupton ti. Faj kane dhe mjeket qe rrin e punojn ne kushte te tille. Ikni sa me pare ka norvegjia, Suedia, Gjermania vende bosh plot.

      Por ka dhe mjek qe merritojne te futen ne burg dhe tu hiqet licensa.

      1. shqip says:

        Epo në Norvegji, Suedi, Gjermani ska rryfshet pranadaj mos fol kot, në Shqipëri nëqoftëse i flet mjekut dhe nuk i zgjate lekët të shpërfill gjë që nuk ndodh në vendet që përmende.

  5. RRADIKAL says:

    ai spitali si edhe shume te tjere ne shqiperi,nuk ka uje brenda dhe jo ilace.EDI RAMA DUHET TE VEJE PIKAT MBI I PER KETE GJENDJE…..UJE,UJE,UJE,NE SHQIPERI ESHTE ME BOLLIK.DHE MUNGON…..ME PARADOKS SE KAQE ???!!!

  6. dr says:

    Shume shqetesuese eshte gjendja spitalore ne kete shtet qe Berisha e beri rrumpalle malokerie. Mendoj qe Rama duhet te marri masa urgjente ,sepse ketu varet jeta e njerzeve dhe jo te merret me turizmat ,qe jane pune qejfejsh .

  7. Lili says:

    A ka kund nje shkrese qe Vertetojne qe ka rete ri iu kerkuar magazines se spitalit edhe qe magazina e spitalit iu pergjigj se nuk e kemi: nese ka mjeku nuk eshte fajtor, nese s’ka mjeku eshte fajtor qe nuk kerkon nga shet imte e spitalit nje defteze per mungesen e Barnave apo mjeteve. Ndodh edhe ne France qe ndonje here ralle here-po ndodh qe nuk i kemi barnat X ne farmacine soit alors edhe ate here leshohet nga spitali nje deftese qe e Vertetojne kete edhe autorizon blerjen ne barnatoret private jashte spitalit po shpenzimet i remburson spitali nepermjet sigurtimit social.

  8. E verteta eshte qe Mjeku Antoni pacjeteve qe kerkojne te kurohen ne Spitalit Publik, ilacet kerkon te blehen ne
    Farmacine e tije, qe drejtohet nga bashkeshortja e Dok.Antonit prane hyrjes te Ndihma e Shpejte (Urgjenca).
    Fushe Arrazi (Puke) origjina e tije, me shume se dhjete vite
    qe banon ne Durres

  9. hasan says:

    O mhilll, rikard, gen, gent apo bastard!
    Polici e kishte shume te thjeshte: te mos ia blinte kateterin babait. Doktori vendos kateter me i ble i ble shteti. Shkonte te “rrihte” shtetin- ne ishte trim dhe jo te fshihet sic eshte fshehur.
    E keqja nuk jane doktoret- jane ato qe nuk sigurojne kushte pune, paisje dhe rroga me mira!

  10. AntiPatreas says:

    Ti qytetari qe vec qytetar sje,kur mjekut i shkon edhe ne 2 te nates e i troket ne shtepi te te bej derman (e ben mire se e ka per detyre betimi i Hipokratit)i lepin bythen,kur te thote vella blej ilacet se shteti nuk i disponon rreh mjekun e?Po sa plehre pervers e ndyresire je?A e pyet veten?

  11. Prilli i thyer says:

    Dhuna mbi mjekeun ne detyre eshte e denushemdhe e turpshme Sic eshte edhe ajo mbi policin , mbi mesusin apo cilin do punonjes ne sherbim

    Ajo eshet reagim i ekzagjeruar por ne fund te fundit eshte reagim I cili nuk ndodh rastesisht .Ka nje shkak apo nje ngacmim.Mjeku u ka kerkuar te blejne dicka qe nuk ka arsye pse te mos e dispononte spitali kur fjala eshte per nje mjet kaq te rendomt pune pra nje kateter urinar.

    Eshte si te thote kamarieri restoarantit luge nuk kemi shko bleje ne treg.Mund te mos e dhunoni kamarierin por pronarin e restorantit do donit ta peshtynit.

    Nga ana tjeter ne nje gazete thuhet se farmacia qe mjeku ju rekomandoj familjareve ku te shkonin ta blinin qenkesh prone e tij. Ose ne oratakeri me te Ne se kjo eshte vertete ajo eshte revoltuese dhe perben konflikt interesi dhe shkelje te rende abuzimi me detyren nga mjeku .Ne rethana te tilla edhe pse dhuna ndaj nje personi ne detyre eshte e denushme mjeku e meriton bashke me falenderimim per sherbimin e kryer edhe nje te peshtyre

  12. vatani says:

    Te mjeret ne kemi frike te semuremi se duhet te marrim me vete shume ilace se nuk ka ne spitalet e shtetit, kurse ne privatet ekzistojne te gjitha, pasojat e spitaleve qe na la berisha do ti kemi per shume vjet kete gjendje, nuk kishte kateter, po per cfare e mbajne gjithe ate personel neper spitale nuk e kuptojme, apo per ta zhvatur kete populll nga leket, o Beqja cfare po ben, po soji juaj shkon neper spitale private prandaj nuk e merrni dot me mend se cfare bejne njerzit per te shpetuar njeriun e tyre te dashur, pak ja ka bere doktorit, me shume qe te zene mend, po personelit te mjeksise nuk ua ndjen fare, po e kane mendjen te mbushin xhepat, mos i gezofshin kurre ato leke.

  13. miri suedi says:

    ne shqiperi….pacienti eshte klient per mjekun……….

  14. latif says:

    Rama ne vend qe te sjelli Anastasian ne Shqiperi,me mire te sjelle ilacet neper spitalet.

  15. Nikoja says:

    Mire more zotni i nderuar mjek …meqenese spitali nuk i ka kto ilace per te mire te pacienteve i nise te farmacia jote ????A ka nonji fije korrupsion ne kete mes apo jo more mjeku i nderume …Une nuk jam pro dhunes e ajo duhet luftu por gjithsesi edhe hallegjinjte e shkrete kush i mron prej ketyre <>.???/ ku aashte shteti e ku ashte <>??? Tash besoj duhet me i harru te zezat qe beri e la mas qeveria e korruptuar e S.Berishes iken ma shume se dy vjet , tash te shohim se Cfare po bejne <> dhe <> .A po ja ndalojne sadopak doren ketyre palo doktoreve qe kane edhe farmacite e tyne ne dere te spitalit dhe me te gjitha ilacet qe cuditerishte mungojne aty ????? Me vjen keq edhe per ato te gjoret qe po procedohen se halli i ka ba me shku deri ne ate gjendje e te kalume doktore …vec kujdes se heren tjeter <>ka me te thy edhe kryte … ne i pac duret e gjata …

  16. lakja says:

    I njeti doctor kur u operua nena ime vjet,na tha duhet te bline paisjet qe me duhen ne sallen e opercacionit.dhe na drejtoi te shkonim ta blinim te nje farmaci qe ai kishte lidhje.

    Me shkurt akti esht i shemtu po se e kan hak nje pjese e mire e doctorve ne shqipri e kan.po si ore do te blej pacienti materialet cfare i duhen kirurgut vetem ne shqipri ndodh kjo

    Kalofshi nje te diel te kendshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje