Operacioni anti-kanabis ka vijuar edhe këtë fundjavë në zonën e Dukagjinit, nga policia lokale dhe FNSH.
Gjatë operacionit janë evidentuar dhe shkatërruar 55 parcela me 6.127 bimë narkotike, të hapura rishtas në zona të thella e të pyllëzuara në vendin e quajtur Abat, Cilkok, Nënmavriq, Çamë dhe Pepaj.
Bimët janë asgjesuar e anë të djegies, ndërsa një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës për evidentimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia e Shkodrës.