Një 24 vjeçare nga Kruja ka humbur kontaktet me familjen e saj prej 22 gushtit 2015. Kallzimi është bërë nga i ati A. D 55 vjeç.
Mësohet se vajza e identifikuar me inicialet A.D është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë,po punohet për gjetjen e saj ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqsore Krujë për veprime të mëtejshme.