23-vjeçarja nga Kukësi Ela Haziraj, prej tre muajsh kishte udhëtuar drejt Gjermanisë, së bashku me të fejuarin e saj Saimir Gjokpali, në kërkim të një jetese më të mirë.
Por, vetëm një ditë pasi mori përgjigjen negative nga ana e shtetit gjerman për të marrë statusin e azilantit, jeta e saj u ndërpre në mënyrë krejt tragjike.
Në lidhje me këtë aksident fillimisht shkroi një portal online, ku një tren në zonën e Neustadt në Frankfurt ka marrë përpara një grup personash, të cilët po prisnin në stacion.
Në këtë grup ka qenë edhe çifti i shqiptarëve dhe një shoqe dhome e kampit në të cilin ishin vendosur.
Ela humbi jetën, ndërsa, i fejuari, është plagosur dhe ndodhet në spital.
Mediat vendase kanë bërë me dije se dy të rinjtë gjendeshin në Gjermani prej tre muajsh, ku kishin aplikuar për azil, por shteti gjerman kishte vendosur t’i kthente në Shqipëri.
Saimir Gjokpali, i fejuar i Elës është nga Tropoja, ndërsa vajza nga Kukësi.
Nga të dhënat e para, që iu referohen personave të paktë që kanë dijeni mbi aksidentin e rëndë në Neustadt, bëhet me dije se vendi në të cilin ka ndodhur tragjedia e vajzës shqiptare është një stacion me të paktën 8 lëvizje trenash në njërin krah e 8 në krahun tjetër.
Sipas të dhënave, mësohet se në momentin fatal, çifti i të rinjve shqiptar si dhe disa persona të tjerë janë ndodhur në mes të dy trenave që po lëviznin.
Presioni i fuqishëm i ka përplasur me trenin tjetër, ndërsa për fatin e saj të keq, Elanda, nuk ka arritur të dalë e gjallë, raporton Shekulli.
Sipas të dhënave bëhet me dije se përveç Saimirit janë plagosur edhe persona të tjerë, po jo aq rëndë sa shqiptari. Të gjithë personat që janë gjendur në mes të dy trenave, mësohet se kanë qenë azilantë të dalë nga i njëjti kamp dhe që të gjithëve atë ditë iu ishte refuzuar kërkesa e azilit.
Dy ditë më parë familjet Haziraj e Gjokpali i dhanë lamtumirën Elandës, vajzës 23 vjeçe, që humbi jetën në rrethana ende të paqarta në Gjermani.
Rrofte udheheqesi yne i madh e i lavdishem shoku Edi Rama.
Per te tjerat si gjithmone “ci qi temen”.
Po po, ai e ka fajin. Fajin e ka injoranca e shtruar kembekryq tek ne, or debil!
Kur do te mesoni qe te shkruani nje artikull ashtu siç duhet?
Qyteza Neustadt nuk eshte ne Frankfurt por eshte aq larg sa edhe Kukesi nga Tirana. Ne artikull ju shkruani se si ka ndodhur ngjarja por ne fund shkruani qe “humbi jeten ne rrethana ende te paqarta…”. Duket qe ju jeni akoma te paqarte se çfare shkruani.
JO EDI KRISTAQIT ,POR EDHE BABAI IKRISTAQIT TE NGRIHET ,AI VENDE NUKE RREGULLOHET ME .TE GJITHE QEVERITARET JANE SAHANLEPIRES TE EUROPES KURVE PLAKE HISTORINE E KURVES PLAKE .ME MIRE SE EDI RAMA NUKE BESOJE SE E DINE NJERI .