Të dënuarit deri në 5 vjet, do të qendrojnë vetëm natën në burg. Ditën mund të punojnë

25 Gusht 2015, 09:50Kronika TEMA

Ministria e Drejtësisë po përgatit një ligj të ri për burgjet, ku mes të tjerave parashikohet edhe nocioni i ri i “burgjeve me regjim të hapur”.

Drafti i cili ka përfunduar së hartuari në variantin kryesor, po diskutohet për përmirësime, ndërsa pritet që në periudhën shtator- tetor 2015 të dërgohet në Qeveri dhe më pas në Parlament.

Sipas draftit, “në nenin 12 të ligjit aktual për burgjet, pas togfjalëshit ‘burgu i sigurisë së ulët’ shtohet togfjalëshi ‘burgu me regjim të hapur’.

Ky nocion i ri parashikon lejimin e daljes së të dënuarve nga qelitë për qëllime punësimi.

Burgje me regjim të hapur, do të thotë që personat që kanë marrë një masë dënimi nën 5 vjet ose personat të cilëve u ka mbetur dy vjet burg pa kryer nga gjithë masa e dënimit, do të trajtohen me regjimin e burgjeve të hapura”, thotë kreu i burgjeve Artur Zoto, për Panorama.

I burgosuri del nga qelia në mëngjes dhe shkon në vendin e punës së tij.

Pas përfundimit të punës, ai kthehet në institucion dhe mbetet aty deri në mëngjesin tjetër.

10 komente në “Të dënuarit deri në 5 vjet, do të qendrojnë vetëm natën në burg. Ditën mund të punojnë”

  1. shqip says:

    Çfarë vendi është ky, bej krim dënohu deri në 5 vjet, puno, ha, pi dhe ** jashtë dhe natën hajden për gjum në burg.

    1. AnsiDe says:

      Jo ne burg vlla, ai nuk mund te quhet me burg por thjesht hotel pa pare! Sot nuk eshte as 1 prilli qe japin keto lajme.

  2. xxxx says:

    Hahaha psh nje qe eshte denuar per vjedhje… ai pun tjeter nuk ben i ngelet te vjedhi diten e naten ne burg hahaha e bukur

  3. gjembi says:

    ketij edi rams i kane fluturu mend per laraska. sipas ketij trapi, i bie qe diten te shkojne ne burg qytetaret e ndershem. vazhdo edvin merru me kishat dhe liro te burgosurit dhe kriminelet se votat tona ke per ti pare me dylbi,

  4. mali me bore says:

    Pune nuk gjejne ata qe jane nate dite te lire, do te gjejne pune KRIMINELET!!!
    Ptu,qeveri m…………………………………………….ti!

  5. Ajaxs says:

    Ne kerkojme rivendosjen e denimit kapital, keta po heqin edhe burgun. NJe pyetje per qeverine; Siguro pune per popullin qe po merr arratine dhe jo pune per te denuarit.

  6. qeveriteisisshqiptare says:

    Ky eshte lajm, mos te duket habi qe neser ai qe te qellon, godet, vjedh, plagos apo te kercenon, denohet me 5 vjet dhe cdo dite duhet ta shohesh perballe, kjo nuk eshte qeveri por ISIS. Mbase kane lidhur fijet me ISIS dhe ne 2 vite ne behemi arabet e ballkanit, tjeter mundesi ska. I ka lidhur ISIS marrveshjet me Ramen, Thacin, Gruevskin dhe Erdohan per te pasur qendren e tyre ne ballkan pranse zyres se rames.

  7. AnsiDe says:

    Seriozisht e kane????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
    D.m.th. dikush ben krim dhe ne vend qe te kryeje denimin, punon gjate dites dhe ne darke iken e fle pa leke ne (hotel) burg? Po keta me demek “ligjvenes” trurin e kane te mbushur me materie gri apo me mut? E pabesueshme se çfare pjelle mendja e disave!?

  8. Tema says:

    Buk ka vetëm për qytetin studenti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje