Një 24 vjeçar është ndaluar pasi akuzohet se ka vendosur një minë kundratank në dyqanin në pronësi të shtetasit B.SH banues në Krujë.
“Eksplozivi ka qenë në formën e një mine kundratank me një mbushje rreth 4 kg tritol dhe kishte një montuar një mekanizëm për shpërthim me anë të celularit” informon policia.
I arrestuari është Sherif Halili, 24 vjeç, banues në fshatin Halil Fushë- Krujë
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të 6 qershorit të një viti më parë, por arrestimi është bërë një vit më pas, 25 gusht 2015, raporton Ora News.
Policia e Durrësit informon se “autori i ndaluar pranon krimin dhe pohon se e ka kryer duke u shtyrë nga motive të dobëta” por nuk jep më shumë detaje.
Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësisë së bashkëpunëtorëve të tjerë dhe nuk bën me dije detaje të tjera për shkak të sekretit hetimor.
Përse si tha mirmëngjes.,e hedh në erë.sa të cekët jemi