Operacionet antihashash zhvendosen në Tepelenë. Asgjësohen mijëra rrënjë në Kurvelesh

25 Gusht 2015, 12:01Kronika TEMA

Pas ndërhyrjes në Dukagjin operacioni i gjerë i policisë është zhvendosur në Tepelenë.

Në sajë të operacionit “Kreshta” të nisur mëngjesin e kësaj të marte, janë asgjësuar 5580 rrënjë kanabis, të vendosura në 10 parcela.

Sipas burimeve zyrtare, në këtë superoperacion kanë marrë pjesë 100 forca policie dhe 20 mjete, të FNSH-së, Policisë së Tepelenës dhe drejtorisë së policisë së Gjirokastrës.

Zona ku ishte përqëndruar ditën e sotme policia ka qenë ajo e Kurveleshit. Operacioni do të vijojë, ndërsa bëhet e ditur se gjatë periudhës mars-gusht në rrethine Tepelenës janë asgjësuar mbi 40 mijë bimë.

2 komente në “Operacionet antihashash zhvendosen në Tepelenë. Asgjësohen mijëra rrënjë në Kurvelesh”

  1. Tema says:

    Njohim personat problematik.

  2. violeta says:

    Policia e Tepelenes esht me koruptuara keshtu qe keto aksione behen per shoh televiziv ,per te then qe ne punojm por ne te vertet jan gjith diten duke pir

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje